'Çmenduria' e Cristiano Ronaldos në kohën shtesë – shmangë pesë lojtarë, gjuan afër shtyllës, por hesht Wanda Metropolitanan

Juventusi ka arritur të marr një pikë në fushën e vështirë të Wanda Metropolitanas, ndaj Atletico Madridi që u mbyll 2-2.
Cristiano Ronaldo dihet se nuk është i mirëpritur në këtë stadium, pasi pothuajse sa herë ka luajtur ka shënuar.
Madje portugezi u fishkëllye gjatë gjithë ndeshje nga tifozët sa herë që e prekte topin.

Por minuta e fundit e shtesës ka mundur të jetë e kobshme për tifozët e Atletico Madridit.
Ronaldo mori një top nga e majtë, shmangu fillimisht katër lojtarë të Atletico, ndërsa të pestin e kaloi me një lëvizje shumë të bukur, për të gjuajtur drejt portës.
https://twitter.com/b3naldo7/status/1174436121138221056
Fati i Jan Oblak që topi shkoi ngjitur me shtyllën, por për disa sekonda stadiumi heshti.

Ronaldo përfitoi nga kjo dhe me gjeste, sikur tha se pse tani nuk fishkëlleni. /Telegrafi/




















































