LAJMI I FUNDIT:

Cila skuadër ka më shumë fitore në El Clasico: Barcelona apo Real Madrid?

Cila skuadër ka më shumë fitore në El Clasico: Barcelona apo Real Madrid?

Real Madridi ka një epërsi të vogël për dallim nga rivalët e përbetuar të Barcelonës në duelet e përgjithshme mes dy klubeve në ndeshjen e njohur si El Clasico. 

Hera e parë që Barcelona dhe Real Madrid u përballën me njëri-tjetrin ishte në vitin 1902, kur Blaugranët munden Los Blancos në Copa de la Coronacion, por përballja e parë zyrtare midis dy rivalëve u zhvillua në vitin 1916.


Që atëherë, Barcelona dhe Real Madridi janë përballur gjithsej 246 herë, me Los Blancos që kanë regjistruar 98 fitore nga 96 të katalanasve, ndërsa kanë barazuar në 52 raste.

Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim: Barcelona – Real Madrid
Lexo po ashtu Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim: Barcelona – Real Madrid

Blaugranët nuk kanë arritur të mundin Real Madridin sezonin e kaluar, pasi Los Blancos rrëmbyen një fitore 3-1 në Camp Nou dhe pastaj një fitore 2-1 në Estadio Alfredo Di Stefano, përcjell Telegrafi.

Ka kaluar saktësisht një vit nga El Clasico e fundit që u zhvillua në Kataluni, ku Real Madrid mundi Barcelonën 3-1 falë golave ​​të Fede Valverde, Sergio Ramos dhe Luka Modric, me Ansu Fati që shënoi golin e vetëm të nikoqirëve.

Nga Messi te Ronaldo, Zidane dhe Xavi - Formacioni më i mirë i kombinuar i El Clasicos në shekullin 21
Lexo po ashtu Nga Messi te Ronaldo, Zidane dhe Xavi - Formacioni më i mirë i kombinuar i El Clasicos në shekullin 21

Dueli i kësaj të diele është planifikuar të fillojë në orën 16:15, por këtë herë do të jetë me tifozë të pranishëm, ndryshe nga takimi i vitit të kaluar që u mbajt me dyer të mbyllura për shkak të pandemisë COVID-19.

Në rast fitore, Barcelona do ta ngushtonte diferencën në vetëm një fitore larg nga Real Madridi, ndërsa nëse fitojnë Mbretërit atëherë shkojnë në kuotën e 99 fitoreve apo tri më shumë se katalunasit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Ndërkombëtare
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Ylli i madh i Man Cityt bëhet objektivi kryesor i Real Madridit – Florentino Perez synon transferimin e tij

Ylli i madh i Man Cityt bëhet objektivi kryesor i Real Madridit – Florentino Perez synon transferimin e tij

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Araujo merr vendim për të ardhmen

Araujo merr vendim për të ardhmen

La Liga
Kalo në kategori