LAJMI I FUNDIT:

Çiftet e harruara të Hollywoodit – vështirë të besohet se këta yje dikur ishin bashkë

Çiftet e harruara të Hollywoodit – vështirë të besohet se këta yje dikur ishin bashkë
Ish-i fejuari Lenny Kravitz, Nicole Kidman dhe bashkëshorti i tanishëm, Keith Urban (Foto: Rick Diamond/Getty Images/Guliver)

Jemi mësuar që në kryetitujt e faqeve rozë t’i shohim vazhdimisht çiftet e popullarizuara të Hollywoodit, mirëpo ekzistojnë edhe të tillë për të cilët kemi harruar se dikur kanë qenë bashkë.

Shumë prej yjeve që do t’jua sjellim më poshtë, tashmë janë të martuar apo në lidhje serioze, dhe ndoshta nuk mendojnë për njëri-tjetrin.


Ndërkaq, për disa prej tyre janë aq interesantë saqë është vështirë të besohet se kanë qenë ndonjëherë të lidhur, për më shumë, fansat janë të habitur pse nuk e kanë mbajtur lidhjen më gjatë.

Nicole Kidman dhe Lenny Kravitz

Lenny Kravitz dhe Nicole Kidman (Foto: Charley Gallay/Getty Images for dcp/Guliver)

Aktorja hollivudiane ka pranuar se dikur ka qenë në lidhje me rokerin amerikan, me të cilin e kishte filluar lidhjen në vitin 2003.

“Nuk isha e gatshme. Ne nuk ishim të gatshëm”, ka treguar Kidman në një intervistë të mëhershme.

Topher Grace dhe Ivanka Trump

Ivanka Trump, Topher Grace (Foto: Getty Images)

Aktori amerikan dhe vajza e madhe presidentit Donald Trump kanë qenë në lidhje para shumë vitesh. Grace e ka konfirmuar lidhjen, për të cilën ka thënë se nuk ka zgjatur shumë.

Kirsten Dunst dhe Jake Gyllenhaal

(Foto: Mark Mainz/Getty Images/Guliver)

Dy aktorët kanë qenë të lidhur në periudhën 2002-2004, pasi ishin njohur përmes motrës së Gyllenhaal, Maggie. Madje edhe kanë bashkëjetuar në një shtëpi në Los Angeles.

Sarah Jessica Parker dhe Robert Downey Jr.

(Foto: EOnline)

Lidhja e tyre ka zgjatur plot shtatë vite, prej se ishin njohur në filmin “Firstborn” në vitin 1984.

Asokohe aktori kishte probleme me vartësinë nga substancat narkotike, ndërsa ylli i “Sex and the City” ishte përpjekur t’i ndihmonte për t’i kaluar ato vështirësi.

Katy Perry dhe Josh Groban

Katy Perry, Josh Groban (Foto: Getty Images/Guliver)

Groban ka pranuar se pos lidhjes me këngëtaren, por edhe kënga e Katyt, “The One That Got Away”, i është kushtuar atij.

Jenna Dewan dhe Justin Timberlake

(Foto: Screenshot/Cosmopolitan)

Pas ndarjes nga Britney Spears, Timberlake nisi të shoqërohej me Jennan, me të cilën nisi lidhjen, të cilën ajo e konfirmoi më vonë.

“Kemi qenë në lidhje. Nuk ka zgjatur shumë, ishim më shumë miq edhe kur ishim të lidhur”, ka treguar Dewan, e cila ka sqaruar se Justin ishte lidhur me të sa për ta tejkaluar ndarjen nga Britney.

Jessica Biel dhe Chris Evans

Chris Evans dhe Jessica Biel (Foto: Getty Images/Guliver)

Para se ta gjente dashurinë e vërtetë te Justin Timberlake, Jessica Biel ka qenë në lidhje me ‘Kapiten Amerikën’. Aktorja dhe Chris Evans kishin aktruar në dy filma bashkë, kur edhe kishin qenë në romancë.

Alanis Morissette dhe Ryan Reynolds

(Foto: Donald Weber/Getty Images/Guliver)

Aktori dhe këngëtarja janë takuar në një festë ditëlindjeje të Drew Barrymore në vitin 2002. Madje, ishin fejuar, por pas dy vitesh janë ndarë.

Winona Ryder dhe Matt Damon

(Foto: InStyle)

Dy aktorët e nisën lidhjen në vitin 1997, ndërsa ishin njohur përmes Gwyneth Paltrow gjatë festës së Vitit të Ri. Lidhja e tyre përfundoi në vitin 2000.

January Jones dhe Ashton Kutcher

(Foto: Newsmakers/Getty Images/Guliver)

Ata u njohën në vitin 1998, ndërsa lidhja e tyre ka zgjatur tri vjet. Aktorja e ka falënderuar Kutcherin për kohën e përbashkët, sepse e kishte mbështetur në karrierë.

Macaulay Culkin dhe Mila Kunis

(Foto: Ethan Miller/Getty Images/Guliver)

Gruaja e tanishme e Kutcher, Mila Kunis, ka pasur një romancë afatgjate me aktorin e “Home Alone”, me të cilin ka qenë e lidhur për tetë vite, para se të ndaheshin në vitin 2011.

Shia LaBeouf dhe Rihanna

Rihanna dhe Shia LaBeouf (Foto: Getty Images/Guliver)

Aktori dhe këngëtarja kanë pasur një lidhje të shkurtë në vitin 2007. LaBeouf ka treguar se pasioni nuk kishte zgjatur dhe ata kishin mbetur miq.

Kim Kardashian dhe Nick Lachey

(Foto: E Online)

Po, ata kanë qenë të lidhur shkurt në vitin 2006, gjë të cilën Lachey e kishte konfirmuar. Të dy yjet tash janë të martuar me partnerë të tjerë.

Kate Hudson dhe Dax Shepard

(Foto: FameFlynet)

Nga miq, u bënë të dashur, por lidhja e tyre zgjati vetëm disa muaj, sepse e kuptuan se më mirë funksionojnë si miq.

Jo shumë kohë pas ndarjes Shepard e takoi gruan e tanishme, Kristen Bell, me të cilën u martua në vitin 2013 dhe kanë dy vajza së bashku. Hudson është në lidhje me Danny Fujikawa, me të cilin u bënë prindër të një vajze në vitin 2018.

Britney Spears dhe Kevin Federline

(Foto: Vince Bucci/Getty Images/Guliver)

Britney dhe Kevin u martuan në vitin 2004 dhe kanë dy djem bashkë. Lidhja e tyre ishte shoqëruar me probleme të shumta, ndërsa shkurorëzimi i tyre në vitin 2006 ishte turbulent.

Ryan Gosling dhe Sandra Bullock

(Foto: Pascal Le Segretain/GettyImages/Guliver)

Në periudhën 2002-2003, Ryan Gosling ka qenë në lidhje me kolegen nga filmi “Murder by Numbers”, Sandra Bullock. Ajo është 16 vjet më e moshuar se aktori.

Miley Cyrus dhe Nick Jonas

(Foto: Frazer Harrison/Getty Images for Radio Disney/Guliver)

Dy këngëtarët ishin akoma fëmijë kur kishin qenë në lidhje në vitin 2006, ndërsa lidhjen e tyre e ka konfirmuar Miley.

“Nick dhe unë jemi dashur. Gjatë atyre dy viteve ishim bashkë praktikisht 25 orë në javë”, ka treguar Cyrus, e cila ka qenë 15 vjeçe kur ishte lidhur me Nick.

Tom Cruise dhe Sofia Vergara

(Foto: Bauer-Griffin)

Aktorja, e cila aktualisht është në një martesë afatgjate me Joe Manganiellon, në vitin 2005 kishte pasur një lidhje me aktorin e famshëm hollivudian.

/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Blero ndahet përfundimisht nga e dashura e tij

Blero ndahet përfundimisht nga e dashura e tij

Magazina
Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Kim Kardashian e ftuar nderi në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga zëvendëspresidentja Kamala Harris për të diskutuar mbi reformën në drejtësi penale

Kim Kardashian e ftuar nderi në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga zëvendëspresidentja Kamala Harris për të diskutuar mbi reformën në drejtësi penale

Magazina
Ish-banorja e BBVA 2, Jori Delli vjen atraktive në pozat e reja nga pushimet në Dubai

Ish-banorja e BBVA 2, Jori Delli vjen atraktive në pozat e reja nga pushimet në Dubai

Magazina
Kalo në kategori