I hedhin granatë në oborr, dëmtohen dy shtëpi dhe një veturë në Prishtinë

Dy persona kanë raportuar në Polici se persona të panjohur kanë hedhur një mjet të dyshuar, që dyshohet të jetë granatë, në oborrin e shtëpisë së njërit prej tyre.
Rasti ka ndodhur rreth orës 01:10. Si pasojë e shpërthimit, janë dëmtuar muret e dy shtëpive, si dhe një automjet.
Sipas Policisë, nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
1 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






































