Një zjarr ka përfshirë të dielën një sipërfaqe prej rreth 10 hektarësh me pisha në Prizren.

Sipas Policisë, zjarri ka nisur për shkaqe ende të panjohura dhe ka shkaktuar djegien e sipërfaqes pyjore.


Pas disa orësh intervenimi nga ekipet e zjarrfikësve, të ndihmuara edhe nga banorët lokalë, zjarri është lokalizuar.

Nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar. /Telegrafi/