Chelsea është vënë pas portierëve të La Ligas, ndërsa Kepa Arrizabalagai i Athletic Biolbaos është portieri i pëlqyer i radhës.

Sipas medieve spanjolle klubi anglez është gati të paguajë 80 milionë euro që është edhe klauzola e tij, pasi Thibaut Courtois është duke kërkuar me forcë të bashkohet me Real Madridin.


Klubi i Athletic Bilbaos ka thënë se nuk pranon asnjë ofertë për Kepan, që i bie se vetëm pagesa e klauzolës së tij do ta lironte.

GettyImages 884573762 Kepa Arrizabalaga (Getty Images)

Chelsea është gati që ta paguajë klauzolën e tij.

Marrëveshja mund ta thyej rekordin e klubit të vitit të shkuar kur Chelsea nënshkroi me Alvaro Moratan për 65 milionë euro nga Real Madridi.

Kepa po ashtu mund të bëhet portieri më i shtrenjtë në histori, duke e thyer rekordin e Alissonit që u ble për 73 milionë euro.

GettyImages 884566796 Kepa Arrizabalaga mund të bëhet më i shtrenjti në botë (Getty Images)

Real Madridi është gati të paguajë për Courtois rreth 35 milionë euro ndërsa pjesa e tjetër për blerjen e Kepas, do të sigurohet nga klubi.

Chelse po ashtu është duke e shqyrtuar edhe mundësinë e blerjes së Jan Oblak nga Atletico Madridi për 100 milionë euro. /Telegrafi/  

telegrafi sport app