Chelsea ringjall interesimin për Modric


Telegraph shkruan se Chelsea ka bërë pyetje për Modric, por ende nuk ka bërë ofertë zyrtare për mesfushorin e Tottenhamit.
Kryetari i bordit të klubit anglez, Daniel Levy, mbetet i vendosur të mos e shesë kroatin te ndonjë rival i Ligës Premier, por mësohet se edhe interesimi i Real Madridit është ftohur ditëve të fundit.
26-vjeçari kroat po ashtu kërkohet edhe nga Manchester United. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
29/06/2012
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate









































