LAJMI I FUNDIT:

Chelsea i kthehet fitores, triumfon ndaj Aston Villas

Chelsea i kthehet fitores, triumfon ndaj Aston Villas

Chelsea ka fituar ndaj Aston Villas me rezultat të pastër 3-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në Ligën Premier.

Blutë kanë vazhduar serinë pozitive pa humbje në kampionat, duke arritur edhe fitoren e tretë nga katër ndeshje.


Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë thuajse të barabartë, por me vendasit që bërë dallimin duke shënuar një gol.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 15-të dhe ishte Romelu Lukaku, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Mateo Kovacic.

Edhe pjesa e dytë u zhvillua me lojë thuajse të barabartë nga të dyja skuadrat, por me Blutë që ishin më të qetë në lojë dhe gjeten edhe dy gola për të siguruar fitoren.

Goli i parë në këtë pjesë u shënua në minutën e 49-të dhe ishte Kovacic, i cili shënoi për 2-0, ndërsa Lukaku (90+) vulosi rezultatin përfundimtar 3-0.

Pas kësaj fitore, Chelsea e sheh veten në pozitën e dytë me 10 pikë, po aq sa ka Manchester Unitedi i pari, ndërsa Aston Villa zë vendin e 12-të me katër pikë.

Në ndeshjen e radhës, Blutë luajnë në udhëtim te Tottenham Hotspur, teksa Villa e pret në shtëpi Evertonin. /Telegrafi/