LAJMI I FUNDIT:

Charlize Theron thotë se nuk ka turp të tregojë për natën kur e ëma e vrau të atin e saj

Charlize Theron thotë se nuk ka turp të tregojë për natën kur e ëma e vrau të atin e saj
Charlize Theron (Foto: Getty Images/Guliver)

Aktorja dhe producentja e famshme amerikane, Charlize Theron, është një grua e fortë brenda dhe jashtë kamerave.

Aktorja fituese e çmimit ‘Oskar’ tashmë po bën bujë për filmin e saj të fundit, ‘Bombshell’, i cili tregon një histori marramendëse për ngacmimet seksuale që ndodhin në Fox News.


Dhe ndërsa ikona 44-vjeçare është e njohur për portretizimin e karakterit të patrembur dhe marrjen e roleve që shtyjnë kufijtë, ajo kujton se jo gjithmonë ka qenë kështu.

Charlize Theron (Foto: Getty Images/Guliver)

Duke folur për NPR në një intervistë shumë të sinqertë, Theron diskutoi se është rritur në një mjedis familjar “jo të shëndetshëm”. Ajo ka folur në lidhje me babanë e saj, Charles Theron kur dehur po kërcënonte atë dhe nënën e saj, Gerda, në një natë në qershor të vitit 1991 kur ylli ishte vetëm 15- vjeç.

“Babai im ishte aq i dehur aq sa nuk mund të ecte kur hyri në shtëpi me armë”, tha Charlize. “Nëna ime dhe unë ishim në dhomën e gjumit duke u mbështetur te dera, sepse ai po përpiqej të shtynte derën”.

Ajo vazhdoi, “Kështu që ne të dyja jemi mbështetur në derë nga brenda për ta bërë atë të mos jetë në gjendje të hyjë. Ai bëri një hap prapa dhe vetëm gjuajti nëpër derë tri herë”.

“Asnjë prej plumbave nuk na goditi, gjë që ishte thjesht një mrekulli”, shtoi Charlize.

Charlize Theron dhe nëna e saj, Gerda Theron (Foto: Mat Szwajkos/Getty Images/Guliver)

Për të shpëtuar vajzën dhe veten, Gerda qëlloi burrin e saj.

“Por në vetëmbrojtje, ajo i dha fund kërcënimit”, tha aktorja, kjo është arsyeja pse nuk u ngrit asnjë akuzë kundër Gerdas.

Kjo ngjarje ndikoi tek fituesja e çmimit ‘Oskar’ e cila tha: “Kjo dhunë në familje, kjo lloj dhune që ndodh brenda familjes, është diçka që unë e ndaj me shumë njerëz”.

“Nuk kam turp të flas për këtë, sepse mendoj se sa më shumë flasim për këto gjëra, aq më shumë kuptojmë që nuk jemi vetëm në asnjë prej tyre,” shtoi ajo. “Unë mendoj, për mua, kjo histori ka të bëjë me rritjen me një të varur dhe si ndikon kjo të një person”.

Charlize Theron (Foto: Getty Images/Guliver)

Charlize e përshkroi babanë e saj si një “njeri shumë të sëmurë”, duke thënë se “ishte një alkoolist gjatë gjithë jetës sime”.

“Unë e njihja atë vetëm në një mënyrë, si një alkoolik,” tha ajo. “Ishte një situatë mjaft e pashpresë. Familja jonë kishim ngecur në një lloj mënyre me të. Dhe paparashikueshmëria e përditshme e të jetuarit me një të varur është një gjë me të cilën jeton dhe e keni të ngulitur në trupin tuaj për pjesën tjetër të jetës tuaj, më shumë sesa vetëm një ngjarje e asaj që ndodhi një natë”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Çifti i famshëm i futbollit që luajnë për të njëjtin ekip, kanë një rregull në shtëpi që duhet ta respektojnë të dy

Çifti i famshëm i futbollit që luajnë për të njëjtin ekip, kanë një rregull në shtëpi që duhet ta respektojnë të dy

Magazina
Alby the Goat në lidhje të re dashurie pas eksperiencës në Big Brother VIP Kosova

Alby the Goat në lidhje të re dashurie pas eksperiencës në Big Brother VIP Kosova

Magazina
“Çorapet blu, kishin domethënien ‘qetësohu’”, Fifi dhe Sara tregojnë kodet që familjarët u dërgonin përmes rrobave në Big Brother VIP Albania

“Çorapet blu, kishin domethënien ‘qetësohu’”, Fifi dhe Sara tregojnë kodet që familjarët u dërgonin përmes rrobave në Big Brother VIP Albania

Magazina
Senzacioni brazilian i futbollit, Endrick dhe e dashura e tij kanë nënshkruar një 'kontratë' lidhjeje me disa klauzola të çuditshme

Senzacioni brazilian i futbollit, Endrick dhe e dashura e tij kanë nënshkruar një 'kontratë' lidhjeje me disa klauzola të çuditshme

Magazina
Dua Lipa magjeps me paraqitjen e saj dhe stilin e flokëve në setin fotografik të revistës

Dua Lipa magjeps me paraqitjen e saj dhe stilin e flokëve në setin fotografik të revistës "Elle"

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Kalo në kategori