LAJMI I FUNDIT:

Channing Tatum dhe Jessie J ribashkohen sërish?

Channing Tatum dhe Jessie J ribashkohen sërish?
Jessie J dhe Channing Tatum (Foto: Backgrid)

A janë kthyer sërish bashkë Channing Tatum dhe Jessie J?

Një burim ka thënë për E!News se çifti, të cilët u ndanë para një muaji, janë parë së fundmi së bashku në Los Angeles.


Ata dukeshin në humor të mirë dhe bashkë tërë kohën, teksa ndanin mendimet rreth artikujve të ndryshëm.

Jessie J dhe Channing Tatum (Backgrid)

Besohet se Channing dhe Jessie, vendosën të largohen nga njëri-tjetri sepse po përpiqeshin të shihnin si funksionon lidhja e tyre në distancë, për shkak të karrierës.

Pas një viti, Jessie J dhe Channing Tatum janë ndarë
Lexo po ashtu Pas një viti, Jessie J dhe Channing Tatum janë ndarë

Aktori 39-vjeçar thuhet se gjatë kësaj periudhe është shumë i zënë me karrierën e tij, të qenit baba dhe me udhëtimet e shpeshta.

Jessie J dhe Channing Tatum (Foto: People)

Ndërkohë, të dy artistët vitin e kaluar ishin parë pranë njëri-tjetrit në një makinë, vetëm pak muaj pasi Tatum ishte ndarë nga bashkëshortja Jenna Dewan.

Tatum dhe Dewan kanë një vajzë 6-vjeçare Everly. /Telegrafi/