LAJMI I FUNDIT:

Challandes ka zgjidhje edhe për problemin me bileta

Challandes ka zgjidhje edhe për problemin me bileta

Kualifikimet për EURO 2020 përfunduan për Kosovën mbrëmë me një paraqitje të mirë por me rezultat zhgënjyes.

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, është mysafir në Info Magazinë të Klan Kosovës.


Challandes gjithashtu ka folur edhe për kërkesën e madhe të tifozëve për të qenë të pranishëm në stadium. Trajneri zviceran për këtë problem ka një zgjidhje.

“Stadiumi është pyetje. Na duhet një stadium, jo i madh sa Wembley, por një stadium i mirë për Kosovën”, tha Challandes në emision.

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Bernard Challandes, ka folur rreth gjasave për tu kualifikuar në Kampionatin Europian Euro2020, ndërsa shtoi se deri sot nuk e kishte menduar aspak Maqedoninë Veriore.