Centrum fiton derbin e javës në Liga Total

SUPERLIGA
Kryendeshja e javës ishte ajo mes Centrumit dhe Dobrajës që i takoi ekipit Lipjanas të Centrum të cilët fituan me rezultat 6-2, ku Azem Ibrahimi bëri një super paraqitje bashkë me shokët e tij.
Më poshtë gjeni rezultatet, tabelën, golashënuesit më të mirë dhe më të dalluarit e kësaj jave në Superligë.
LIGA E DYTË
Avni Ita fitoi 9-1 ndaj Profesional Elektros dhe tashmë duket shumë afër titullit kampion. Ndërkaq sfida mes Ardenos dhe Gumnaselles u ndërpre në fund për shkak të një incidenti. Në duelet tjera vlen të veçohen fitoret bindëse të Nivelës dhe Restaurant Shpellës, qe vazhdojnë të ruajnë ritmin në krye të tabelës.
Mbretërit fituan 6-1 ndaj Qullëve, ashtu siç bënë dhe Nipat e Dajës që mundën 6-3 Mia san Mian. Në fund të tabelës janë Teos dhe Izbo, ndërkaq në zonën play-off gjinden Profesional Elektro dhe Besa Sllovisë. Teksa, ndeshjet e xhiro në vazhdim priten të jenë shumë interesante.
Më poshtë gjeni rezultatet, tabelën, golashënuesit më të mirë dhe më të dalluarit e kësaj jave në Ligën e Dytë.
LIGA E TRETË
Humbjen e parë sezonale e pësoi Flaka që u mund 3-2 nga Mermeri, fitore të cilën e shfrytëzoi Relux dhe Shpella qe fituan ndeshjet e tyre. Shpella mundi 6-1 Bujarinë, ndërsa Relux 4-2 Officerat.
Teksa, dueli mes Qallapekut dhe Rubfocit gjithashtu u ndërpre në minutat e fundit të takimit. Fitore shënuan edhe Ufot me Teqën që mundën Stubllen, përkatësisht Bad Boys. Nëfund gjinden Bad Boys dhe Mega Petrol.
Më poshtë gjeni rezultatet dhe tabelën e kësaj jave në Ligën e Tretë.
























































