LAJMI I FUNDIT:

Cavani, Sancho dhe Telles – Formacioni i mundshëm i Unitedit nëse kompleton tri transferimet e mëdha

Cavani, Sancho dhe Telles – Formacioni i mundshëm i Unitedit nëse kompleton tri transferimet e mëdha

Manchester Unitedi mund të ketë një fytyrë krejtësisht tjetër nëse kompleton tri objektivat e mëdha të verës ende pa u mbyllur afati kalimtar.

Djajtë e Kuq janë në gjah për përforcime, por koha e tyre është gati të mbarojë pasi afati kalimtar mbyllet nesër (e hënë).


Edinson Cavani është lojtari i cili pritet të kompletojë transferimin e tij në Old Trafford, ndërsa drejtuesit duan edhe dy transferime tjera.

Cavani afër transferimit te Unitedi, zbulohet rrogat e të gjithë futbollistëve - De Gea mbret, Maguire i pesti
Lexo po ashtu Cavani afër transferimit te Unitedi, zbulohet rrogat e të gjithë futbollistëve - De Gea mbret, Maguire i pesti

Bëhet fjalë për objektivin kryesor të verës, Jadon Sanchon e Borussia Dortmundit dhe mbrojtësin e Portos, Alex Telles.

Por, si do të luante trajneri Ole Gunnar Solskjaer nëse arrin t’i transferojë edhe këta tre lojtarë.

Mediat angleze tashmë kanë publikuar një formacion të mundshëm të Unitedit për sezonin 2020/21.

Në formacion nuk mungojnë yjet si David De Gea, Harry Maguire, Paul Pogba, Bruno Fernandes dhe Marcus Rashford.

Në anën tjetër thuhet se Eric Bailly mund të luajë në qendër të mbrojtjes, ndërsa Nemanja Matic në mesfushë.

Emra si Donny Van de Beek, Anthony Martial, Mason Greenwood dhe Victor Lindelof mund të përfundojnë në bankë.

Formacioni i mundshëm i Unitedit për sezonin 2020/21:

/Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

La Liga
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Xhudo
Kalo në kategori