LAJMI I FUNDIT:

Cassano zbulon disa histori interesante: Totti ishte shitur te Chelsea, unë do t’i bashkohesha Interit, por Real Madridi nuk refuzohej

Cassano zbulon disa histori interesante: Totti ishte shitur te Chelsea, unë do t’i bashkohesha Interit, por Real Madridi nuk refuzohej

Ish-sulmuesi italian, Antonio Cassano ka zbuluar se Roma ‘e kishte shitur Francesco Totti te Chelsea’ dhe shpjegon pse ai zgjodhi Real Madridin para Interit.

Cassano luajti me Tottin te Roma dhe kishin një partneritet shumë të fryshëm, ndërsa nuk heziton të tregoj disa histori rreth tij.


“U ktheva në klub pasi kisha luajtur disa lojëra të shkëlqyera në Euro 2004, Totti kishte bërë një gabim pasi ai kishte pështyrë Christian Poulsen dhe Franco Baldini e kishte shitur atë te Chelsea. Unë isha e ardhmja e Romës”, ka thënë fillimisht Cassano gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë me Bobo Vierin dhe Lele Adanin.

Agjenti Beppe Bozzo ‘lëshon bombën’: Cassano është lojtari më i mirë italian i të gjitha kohërave
Lexo po ashtu Agjenti Beppe Bozzo ‘lëshon bombën’: Cassano është lojtari më i mirë italian i të gjitha kohërave

Ish-ylli i Interit, Milanit dhe Real Madridit shpjegoi pse ai u largua nga Giallorossët në vend të tij disa vjet më vonë.

“Unë u largova nga Roma për shkak të zgjatjes së kontratës. Ata nuk e mbajtën fjalën”.

“Mendova se do të bashkohesha me Interin, por Ernesto Bronzetti më thirri dhe më tha se Real Madridi ishte i interesuar të më nënshkruante. Si mund ta refuzoja ofertën e tyre? Kam pasur disa dyshime, por nuk mund të thosha jo”.

Cassano për Perezin: Ai është Papa, Mbreti dhe Kardinali – kujt të do ia jep “Topin e Artë”
Lexo po ashtu Cassano për Perezin: Ai është Papa, Mbreti dhe Kardinali – kujt të do ia jep “Topin e Artë”

“Unë mund të isha bashkuar me Juventusin kur isha në Bari, të dy klubet kishin arritur një marrëveshje, por pas tre ditësh Roma ofroi më shumë para”.

“Zgjodha Romën që ata ofruan një pagë më të lartë, por gjithsesi do ta kisha refuzuar Juven, sepse do të zgjasja tre ditë atje. Nuk ishte mjedisi i duhur për mua”, përfundoi ish-sulmuesi italian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori