LAJMI I FUNDIT:

Agjenti Beppe Bozzo ‘lëshon bombën’: Cassano është lojtari më i mirë italian i të gjitha kohërave

Agjenti Beppe Bozzo ‘lëshon bombën’: Cassano është lojtari më i mirë italian i të gjitha kohërave

Agjenti italian Beppe Bozzo ka pretenduar që Antonio Cassano është lojtari më i mirë italian i të gjitha kohërave, më i mirë se legjendat Roberto Baggio, Alessandro Del Piero dhe Francesco Totti.

Bozzo shërbeu si agjent i Cassanos gjatë karrierës së tij si lojtar, duke e ndihmuar në shumë transferime në klube të ndryshme.

Në një intervistë për Tuttosport, ku ai diskutoi të ardhmen e klientit të tij Sandro Tonali, Bozzo shtoi se Cassano ishte lojtari më i mirë italian i të gjitha kohërave.

Cassano zgjedh formacionin më të mirë me bashkëlojtarët që ka pasur, sa shumë legjenda në të
Lexo po ashtu Cassano zgjedh formacionin më të mirë me bashkëlojtarët që ka pasur, sa shumë legjenda në të

“Ai ishte lojtari më i fortë italian i të gjitha kohërave, gjithashtu superior ndaj Tottit, Baggios dhe Del Pieros. Më vjen keq që ai nuk e fitoi Topin e Artë, dikush me talentin e tij do ta kishte merituar atë”, ka thënë fillimisht Bozzo.

“Njerëzit priren të harrojnë se ai fitoi shumë ndeshje i vetëm, me marifete dhe goditje që do të shikonit vetëm në Play Station”.

“Ai u nënvlerësua sepse nuk kishte kurrë shtyp të mirë. Nëse ai do të kishte qenë në dispozicion të mediave siç ka qenë që kur doli në pension, ai do ta kishte shtrirë karrierën e tij dhe ndoshta do të vazhdonte të luante”, përfundoi agjenti.

Cassano u pensionua në vitin 2018. Ai luajti për klube si Bari, Roma, Real Madridi, Sampdoria, Milan, Inter dhe Parma duke shënuar 112 gola në 400 ndeshje të Serie A.

Ai gjithashtu shënoi 10 gola në 39 paraqitje me ekipin kombëtar të Italisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Ligue 1
“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

Ligat tjera

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Kalo në kategori