LAJMI I FUNDIT:

Casillas: Buffon, njëri nga më të mirët e të gjitha kohërave

Casillas: Buffon, njëri nga më të mirët e të gjitha kohërave

Iker Casillas e ka etiketuar Gianluigi Buffon si një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave në prag të përplasjes se Portos në Ligën e Kampionëve kundër Juventusit.

Portieri legjendar i Spanjës dhe Real Madridit ka treguar që ka shumë respekt për portierin italian dhe se gjatë karrierës ka mësuar shumë nga ai, ndërsa respekti ka qenë gjithmonë reciprok.


Buffon thyen rekordin e Casillas
Lexo po ashtu Buffon thyen rekordin e Casillas

“Jam me fat që jam tre vjet më i ri se Gigi. Isha 14 vjeç kur kam filluar dhe ai ishte 18, unë kam qenë në gjendje të shoh dhe të vlerësojë stilin e tij dhe personalitetin”, ka thënë 35-vjeçari spanjoll, ish-portieri i Real Madridit për UEFA. com.

Casillas dhe Buffon, si dy miq të mirë!

“Ndërsa rritesha, unë shikoja atë dhe pastaj kemi evoluar së bashku dhe kemi pasur karriera të ngjashme. Ne të dy kemi fituar shumë dhe shpesh jemi përballur kundër njëri-tjetrit”, përcjell Telegrafi.

“Mendoj se futbolli italian nuk do të ketë më një tjetër portierin si ai. Në Evropë dhe në botë, ai është konsideruar si një nga më të mirë të të gjitha kohërave”.

Buffon mbush 39 vjet, Juve e quan lider frymëzues dhe fitues të lindur (Foto/Video)
Lexo po ashtu Buffon mbush 39 vjet, Juve e quan lider frymëzues dhe fitues të lindur (Foto/Video)

“Rivaliteti jonë është i shëndetshëm dhe pozitiv. Ne me të vërtetë e vlerësojmë njëri-tjetrin dhe duke luajtur kundër tij është gjithmonë një kënaqësi”

“Ai është një lojtar i cili është i njohur dhe i admiruar në të gjithë botën dhe është pjesë e historisë së kësaj loje”, përfundoi Casillas. /Telegrafi/

Gjatë karrierës së tyre, Buffon dhe Casillas janë ndeshur shpesh kundër njëri-tjetrit

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori