LAJMI I FUNDIT:

Buffon mbush 39 vjet, Juve e quan lider frymëzues dhe fitues të lindur (Foto/Video)

Buffon mbush 39 vjet, Juve e quan lider frymëzues dhe fitues të lindur (Foto/Video)

Portieri legjendar i Juventusit, kapiteni i skuadrës, Gianluigi Buffon, ka mbushur plot 39 vjet dhe ende qëndron në nivelet më të larta të futbollit. ‘Zonja e Vjetër’ e ka uruar me fjalët më të mira ikonën e tyre, të cilën e quajtën lider frymëzues.

Gianluigi Buffon po vazhdon të mahnit botën e futbollit edhe për kundër se sot ai mbush 39 vjet, por që ende vazhdon të qëndroj një nga pikat më të forta të skuadrës së Juventusit, kampionit aktual të Italisë, apo kampionit të pesëfishtë radhazi.


Buffon thyen rekordin e Casillas
Lexo po ashtu Buffon thyen rekordin e Casillas

Portieri italian ka arritur të bëhet ikonë e klubit Bianconeri dhe idhull i tifozëve të skuadrës me pritjet e tij magjike, duke shpëtuar në shumë raste skuadrën e tij dhe duke e dërguar në majat e garave evropiane dhe të Italisë skuadrës e Juventusit, por edhe Italinë në kampionate evropiane dhe botërore, përcjell Telegrafi.

Juventus është përkujdesur që sado pak të falënderoj kapitenin e tyre, pasi në urimin zyrtar për ditëlindje e kanë quajtur si lider të skuadrës dhe fitues të lindur.

“Portier i klasit botëror, lider frymëzues, fitues i lindur. Urime ditëlindjen, Gianluigi Buffon!”, shkruan në urimin e ditëlindjes së faqes zyrtare të klubit, përcjell Telegrafi.

“Magjia mund të vazhdoj gjatë”, shkruhej në videon e bashkangjitur nga urimi.

Ndryshe, Buffon është duke e luajtur sezonin e 16-të me ‘Zonjën e Vjetër’, ku është paraqitur për plot 475 ndeshje zyrtare, duke fituar shumë e shumë tituj. /Telgrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

La Liga
Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Serie A
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
Kalo në kategori