Capital T dhe Adrola Dushi zyrtarizojnë lidhjen, publikojnë fotografi romantike për Shën Valentin

Reperi Capital T ka bërë të ditur publikisht lidhjen e tij me modelen Adrola Dushi.
Ai ndau në Instagram një fotografi ku shfaqej pranë Adrolës, për të shënuar Ditën e Shën Valentinit.
“Nuk flas shumë për atë që ka rëndësi. Thjesht e mbaj afër vetes”, shkroi reperi krahas imazhit.
Postimi tërhoqi vëmendjen e shumë kolegëve të tyre, të cilët komentuan me entuziazëm, disa duke bërë shaka se nuk e dinin, pasi dyshja janë përfolur për lidhje prej kohësh, por nuk kanë publikuar kurrë më parë fotografi së bashku. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
14/02/2026
Top Lajme
BBVA
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






























































