ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Spanjolli iu bashkua klubit portugez gjatë kësaj vere si transfer i lirë për të zëvendësuar Fabio Coentraon, i cili shkoi drejt Real Madridit, mirëpo ai e ka gjetur veten prapa Emersonit në zgjedhjet e trajnerit të Benficas.

Ai po ashtu nuk bën pjesë në listën e lojtarëve që do të luajnë në Ligën e Kampionëve në fazën grupore, ashtu që agjenti i lojtarit ka thënë se klienti i tij është i zhgënjyer.


Më herët Napoli është interesuar për ish-lojtarin e Villarrealit, ndërsa ilsussidiario.net njofton se Juventusi planifikon ta transferojë 33-vjeçarin gjatë afatit kalimtar të janarit. /Telegrafi/

telegrafi sport app