LAJMI I FUNDIT:

Buffon i hapur për kalimin te Porto

Buffon i hapur për kalimin te Porto
Gianluigi Buffon (Foto: Lionel Ng/Getty Images/Guliver)

Agjenti i Gianluigi Buffonit ka thënë se klienti i tij është i interesuar për ta zëvendësuar Iker Casillasin te Porto.

Portieri legjendar spanjoll pritet të pensionohet si pasojë e problemeve shëndetësore, pasi në muajin e kaluar pësoi sulm në zemër.


Në ndërkohë, portieri legjendar italian i dha fund qëndrimit te Paris Saint-Germaini pas vetëm një sezoni në Ligue 1, ku e fitoi titullin, ndërsa kishte luajtur në 25 ndeshje në të gjitha garat.

Të gjitha lajmet nga Gianluigi Buffon
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Gianluigi Buffon

Ish-portieri i Juventusit tash është lojtar i lirë, pasi refuzoi rinovimin me PSG-në, ashtu që shumë klube kanë shprehur interesim për shërbimet e tij, përkundër moshës (41 vjeçar).

“Gigit i intereson ideja për të luajtur te Porto. Megjithatë, nuk ka një ofertë serioze në tavolinë dhe nuk e kemi takuar askënd. Ai mund të jetë i hapur për transferimin”.

“Mbi të gjitha, po flasim për një klub me histori të madhe që luan në Ligën e Kampionëve”, ka deklaruar agjenti Silvio Martina për gazetën portugeze O Jogo. /Telegrafi/