LAJMI I FUNDIT:

Big Mama i siguron udhëtimin në Turqi vajzës nga Skënderaj për të cilën u kërkua ndihmë për shërim

Big Mama i siguron udhëtimin në Turqi vajzës nga Skënderaj për të cilën u kërkua ndihmë për shërim
Foto: Big Mama/Instagram

Rreth 12 mijë euro i janë dhuruar familjes Lahi nga qytetarët e Kosovës dhe bashkëatdhetarët për trajtimin e vajzës së tyre, ndërsa këngëtarja, Big Mama ia ka siguruar udhëtimin për në Turqi.

Këtë e ka konfirmuar babai i vajzës, Sami Lahi, i cili në një video live me përfaqësuesen e shoqatës “Globus”, Luljeta Shosholli-Habibi, ka treguar se gjatë gjithë ditës së sotme ka mbledhur paratë e dërguara, shkruan Gazeta Shneta.


Lahi ka thënë se vazhdimisht janë duke i dërguar para dhe ende nuk ka arritur t’i mbledh të gjitha dhe ta tregoj shumën e saktë.

Poashtu këngëtarja Besiana Kasami (Big Mama) ka financuar një udhëtim dhe kontroll në një klinikë në Turqi. Kjo është konfirmuar nga vet prindi Samiu, i cili ka bërë të ditur se nesër do t’i tërheqë pasaportat dhe pritet të udhëtojnë në Turqi. Lahi ka deklaruar se edhe zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë i kanë premtuar përkrahje për financim për shërimin e vajzës.

Pas udhëtimit në Turqi ku pritet të bëhet diagnostikimi i patologjisë së vajzës, pritet të bëhet e ditur edhe shuma e saktë e kostos për trajtimin e saj. Derisa të dihet kjo Shosholli-Habibi dhe Lahi kanë bërë thirrje që qytetarët të ndalojnë së dërguari para.

Ndryshe Gazeta sot ka folur me Sami Lahin për të mësuar më shumë rreth gjendjes së vajzës. Ai ka treguar se vogëlushja ka lindur me këtë patologji, ndërsa tani është i shqetësuar me një ënjtje afër zemrës e cila siç ka treguar ai po i zgjerohet çdo ditë e më shumë.

Në trend Magazina

Më shumë
“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

Magazina
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Magazina
Rike Roçi tregon se u nda nga partneri sapo doli nga BBVA: E mbyllëm me një telefonatë, as nuk e takova

Rike Roçi tregon se u nda nga partneri sapo doli nga BBVA: E mbyllëm me një telefonatë, as nuk e takova

Magazina

"Mbretëresha e pistës së vallëzimit" - Dua Lipa zbukuron kopertinën e revistës "Elle" në Amerikë

Magazina
“Skena apokaliptike” në Dubai, Adelina Tahiri sjell pamjet nga reshjet dhe përmbytjet masive

“Skena apokaliptike” në Dubai, Adelina Tahiri sjell pamjet nga reshjet dhe përmbytjet masive

Magazina
Kalo në kategori