LAJMI I FUNDIT:

Bestytndejat: Edicioni i 13-të i Anibar shpalos programin për mbrëmjet muzikore

Bestytndejat: Edicioni i 13-të i Anibar shpalos programin për mbrëmjet muzikore

Si çdo vit tjetër, edhe këtë herë festivali Anibar në muajin korrik bën që shumë qytetarë të vizitojnë qytetin e Pejës për të ndjekur festivalin dhe për të parë nga afër magjinë që sjellë ai.

Anibar që është organizatë e aktivistëve të pasionuar që inkurajon të rinjtë të shprehin idetë dhe botëkuptimin e tyre përmes animacionit dhe të diskutojnë tema të rëndësishme shoqërore që kanë të bëjnë me rininë e Kosovës tashmë ka publikuar edhe emrat e pjesëmarrësve të këtij viti.


Festivali i filmit të animuar në këtë edicion do të përfshijë gjithsej 21 performues nga dhe jashtë vendit, dhe tashmë janë shpalosur emrat që do të marrin pjesë për mbrëmjet muzikore.

“Gent Gorani, Connecting dots, Florent V, Sahati Eptani, Blla Blla Blla, Neither Famous Nor Rich (NFNR), Elektorati Intelektual, Jello Bezos, BimBimma, Dj Pamon, Grey Lenses, Vëllezërit Mllefi, Artil Telikput, Shlem, Gipsy Groove, Lilac, Don’t Listen to Your Neighbour, Currski”, janë emrat e edicionit të sivjetmë të artistëve performues në Anibar.

Theksojmë që temat e ndryshme që sjellë festivali kane për qëllim të prekin realitetin në të cilin gjendet shoqëria jonë dhe të nxisin reagimet e të ngjallin ndërgjegjen shoqërore e kolektive.

Edicion i sivjetmë vjen me temë “Besëtytnitë” dhe mbahet te parku Karagaq (Kino Liqeni) në Pejë nga 13 deri me 19 korrik.