LAJMI I FUNDIT:

Besa Kokëdhima flet edhe një herë për tërheqjen nga “Kënga Magjike”

Besa Kokëdhima flet edhe një herë për tërheqjen nga “Kënga Magjike”
Besa Kokëdhima (Foto: Instagram)

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Besa Kokëdhima, këtë të mërkurë në natën e Krishtlindjeve ishte e ftuar në “Soiree”, për të kënduar disa nga këngët e albumit të saj “Ti je festa ime”, që janë këngë saktësisht për këtë kohë festash.

Përveç albumit të saj të Krishtlindjes, këngëtarja e njohur ka folur për herë të parë edhe për largimin nga “Kënga Magjike”.


Ajo për shkak të tërmetit të 26 nëntorit u tërhoq nga gara me të cilën konkurronte me këngën “Histori”. Gjithashtu, Besa asokohe u shpreh se ishte e ngarkuar me dëshpërim dhe e kishte të pamundur që të këndonte.

E njëjta ka sqaruar këtë të mërkurë në “Soiree” se pse ajo u tërhoq në mes të garës nga “Kënga Magjike”.

Besa Kokëdhima reagon e tronditur pas varrimit të viktimave nga tërmeti: O Zot, a ka Zot? Një familje e tërë!
Lexo po ashtu Besa Kokëdhima reagon e tronditur pas varrimit të viktimave nga tërmeti: O Zot, a ka Zot? Një familje e tërë!

“Në disa reflektime mendimesh mendoja që jeta duhet të vazhdojë dhe askush nuk ka thënë të ndryshmen nga kjo. Jeta do vazhdojë pavarësisht mënyrës se si e përjetojmë ne një ngjarje aq të trishtë. Për mua ishte shumë herët në atë moment dhe prandaj u tërhoqa, sepse ishte shumë herët me ndodhinë, por edhe në respekt të njerëzve që humbën njerëzit e tyre”.

“Mendoj se muzika ka nevojë për një atmosferë të caktuar emocionale, ka një kontekst që për mua deri diku në thonjza është luksi emocional. Kështu që kjo përderisa nuk ekzistonte më, ishte e vështirë të gjendesha në skenë”, është shprehur Kokëdhima.

Përndryshe, kënga e Besës u mirëprit nga publiku dhe kishte një tematikë mjaft të veçantë. /Telegrafi/