LAJMI I FUNDIT:

Bertens bën befasi në “Roland Garros”

Bertens bën befasi në “Roland Garros”

Tenistja holandeze Kiki Bertens ka bërë befasi duke arritur për herë të parë në një gjysmëfinale të një turneu Grand Slam. Ajo mbajti gjakftohtësinë dhe eliminoi bartësen numër tetë, zviceranen Timea Bacsinszky me 2:0 në sete në çerekfinale të “Roland Garrosit”.

Bertens në gjysmëfinale të premten do të përballet me tenisten numër një, amerikanen Serena Williams, një meç që holandezja e ranguar në pozitën e 58-të në botë dhe e cila kurrë nuk kishte arritur përtej 1/8 së finales në një Grand Slam thotë se do ta shijojë, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.

“Unë thjesht do të dal dhe do të argëtohem. Do të jap çdo gjë nga vetja”, ka thënë Bertens pas fitores 7:5, 6:2 të shënuar të enjten, përcjellin mediumet e huaja. Ajo e ka quajtur këtë marshim të saj drejt gjysmëfinales si çmenduri.

Tenistja zvicerane Bacsinszky po synonte të arrinte për herë të dytë rresht gjysmëfinalen e “Roland Garrosit”, por dështoi të bëjë këtë.

Serena Williams pati vështirësi, duke eliminuar pas tri seteve kazaken Yulia Putintseva (5:7, 6:4, 6:1). Në gjysmëfinalen tjetër do të përballen australiania Samantha Stosur dhe spanjollja Garbine Muguruza.

Në konkurrencë të meshkujve në gjysmëfinale do të ndeshen Novak Gjokoviq me austriakun Dominic Thiem dhe fituesi i vitit të kaluar, zvicerani Stanislas Wawrinka me britanikun Andy Murray.

Këtë vit organizatorët e Grand Slamit “Roland Garros” janë përballur me telashe të mëdha për shkak të reshjeve të vazhdueshme të shiut dhe është bërë thirrje që arena kryesore të mbulohet me çati.

Në trend Sport

Më shumë
Klubet e Ligës Premier marrin vendimin përfundimtar rreth VAR-it për sezonin e ardhshëm

Klubet e Ligës Premier marrin vendimin përfundimtar rreth VAR-it për sezonin e ardhshëm

Premier League
“Alarmi 30 qershor” - gjashtë klube të Ligës Premier të detyruar të shesin për të shmangur sanksionimin

“Alarmi 30 qershor” - gjashtë klube të Ligës Premier të detyruar të shesin për të shmangur sanksionimin

Premier League
Lëndohet ylli i Francës – mund të mungojë në Euro 2024 dhe të prishë planet e Deschamps

Lëndohet ylli i Francës – mund të mungojë në Euro 2024 dhe të prishë planet e Deschamps

Përfaqësueset
Gruda jep një deklaratë që i pëlqen Bayernit, rekordmenët e duan transferimin e yllit shqiptar

Gruda jep një deklaratë që i pëlqen Bayernit, rekordmenët e duan transferimin e yllit shqiptar

Bundesliga
Portugalia merr një lajm të rëndë, top ylli lëndohet dhe nuk do të luajë në Euro 2024

Portugalia merr një lajm të rëndë, top ylli lëndohet dhe nuk do të luajë në Euro 2024

Përfaqësueset
Real Madridi ‘kërcënohet’ me një goditje të madhe, Bellingham do të duhet patjetër të operohet

Real Madridi ‘kërcënohet’ me një goditje të madhe, Bellingham do të duhet patjetër të operohet

La Liga
Kalo në kategori