Zëdhënësi i FFK-së, Fazli Berisha, i ka thënë gazetës Arena që shtëpia më e madhe e futbollit kosovar nuk ka marrë aso shifrash nga RTK-ja.

“Nuk është e vërtetë që Radio Televizioni i Kosovës na ka paguar 94 mijë euro. Bile, shuma e pagesës nuk ka qenë as afër asaj”, ka thënë Berisha për gazetën Arena.


‘Lufta’ FFK-RTK ka nisur pasi që kjo e fundit e ka fajësuar FFK-në për çmime të larta të ndeshjeve, pas mos-transmetimit të miqësores Kosova-Omani. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app