Belle sjell videoklipin “Me Lot”, një projekt me potencial për hit

Këngëtari Bekim Hallaqi i njohur si Belle, ka publikuar projektin e ri të tij.
Kohë më parë kantautori i mirënjohur konfirmoi ndarjen nga grupi Machiato Band ku ai ishte protagonist.
Tash ai ka publikuar projektin e ri të titulluar “Me Lot”.
Projekti është punuar nga një prej top producentëve, Nurteel, ndërsa tekstin e ka shkruar Ghulo.
Videoklipi është realizuar nga produksioni Bug.
Belle është një prej emrave më të dashur të publikur nga koha e Machiato Band dhe tash me karrierën solo pritet të publikojë seri këngësh me potencial për hit që pritet të pëlqehen nga publiku. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
18/11/2018
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate
































































