Bella Hadid tërheq gjithë vëmendjen me fotografitë e reja nga jahti në Saint-Tropez

Bella Hadid ka vazhduar të tërheqë vëmendje gjatë pushimeve të saj në Saint-Tropez, duke ndarë në Instagram disa fotografi provokuese me ndjekësit e saj.
Supermodelja 29-vjeçare publikoi një imazh ku shfaqej pa bluzë, ndërsa mbulonte gjoksin me pjesën e sipërme të veshjes së saj dhe pozonte para pasqyrës.
Në një tjetër paraqitje, Bella modeloi një monokini të bardhë nga marka “Indah”, me prerje të theksuara dhe dizajn minimalist, teksa shijonte ditët në jaht përgjatë rivierës francize, shkruan DailyMail.

Ajo e kombinoi dukjen verore me syze dielli elegante dhe një shall të thurur në nuanca të çelëta.
Modelja ndau edhe momente të tjera nga pushimet, ku pozonte me një fustan të zi, ndërsa në disa fotografi u shfaq edhe vëllai i saj, Anwar Hadid.

Në një postim tjetër, Bella u pa duke mbajtur bagetë me miqtë, ndërsa shkroi se ishte “gati për t’u kthyer në shtëpi”.
Krahas karrierës në modë, Hadid vazhdon të fokusohet edhe në bizneset e saj. Ajo është bashkëthemeluese e markës së pijeve joalkoolike “Kin Euphorics”, ndërsa vitin e kaluar lançoi edhe linjën e parfumeve “Orabella”.
Ndërkohë, në tetor pritet të publikohet libri i saj “Bella Hadid: Between Us”, që do të përmbajë fotografi personale dhe kujtime nga jeta e saj. /Telegrafi/



















































