Bella Hadid rrëmben vëmendjen në Saint-Tropez me paraqitjen elegante gjatë pushimeve nën diell

Bella Hadid tërhoqi gjithë vëmendjen gjatë një daljeje në Saint-Tropez, teksa po shijon pushimet e saj në Rivierën Franceze.
Supermodelja 29-vjeçare u shfaq me një fustan të gjatë të zi, elegant dhe me prerje të theksuar, duke vënë në pah format e saj.
Pamjen e kompletoi me aksesorë floriri, syze dielli stil dhe një çantë të zezë, shkruan DailyMail.

Bella u pa në shoqërinë e vëllait të saj, Anwar Hadid, me të cilin pozoi edhe pranë një Vespa të kuqe gjatë shëtitjes në qytetin bregdetar francez.
Dalja e saj vjen pak ditë pasi modelja shkëlqeu në Festivalin e Filmit në Kanë, ku u komentua gjerësisht për paraqitjet glamuroze në tapetin e kuq.

Në një nga mbrëmjet e festivalit, Bella u shfaq me një fustan të bardhë Prada dhe bizhuteri diamanti Chopard, ndërsa më vonë veshi edhe një fustan transparent me detaje shkëlqyese.
Kohët e fundit, Bella ka folur hapur edhe për betejën e saj shumëvjeçare me sëmundjen Lyme, për të cilën bëri një pauzë në karrierë vitin e kaluar për t’u fokusuar te shëndeti dhe rikuperimi. /Telegrafi/





















































