LAJMI I FUNDIT:

Bekaj synon që t’i ndjek hapat e Rrahmanit dhe Muriqit në Evropë

Bekaj synon që t’i ndjek hapat e Rrahmanit dhe Muriqit në Evropë

Visar Bekaj për të dytin vit radhazi është shpallur portieri i vitit në Kosovë nga redaksia e Sportit në portalin më të madh në vend Telegrafi.com.

Portieri prishtinas ishte edhe vitin që sapo lamë pas në nivelin më të lartë duke qenë i padiskutueshëm te Prishtina, por edhe gjithmonë i ftuar në Përfaqësuesen e Kosovës.

Bekaj në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar nga 14 paraqitje në tetë raste ka mbajtur portën e paprekur, ndërsa në këtë gjysmë sezoni, nga 15 ndeshje ka pranuar vetëm shtatë gola dhe në 10 takimet e ka mbajtur portën e paprekur.

Në një intervistë për Telegrafin, Bekaj flet për çmimin e fituar, aventurën e tij me Prishtinën, Përfaqësuesen e Kosovës si dhe të ardhmen e tij që e sheh në Evropë.

“Për mua është një nder i madh që një media si Telegrafi për të dytin vit radhazi më zgjedhin si portierin më të mirë në Kosovë. Shpresoj që viteve tjera mos ta fitoj këtë çmim pasi synimi im është të dal në Evropë”, thotë Bekaj duke qeshur.

Prishtinasi ka qenë edhe pjesë e 11shes më të mirë të vitit nga Federata e Futbollit të Kosovës, ku thotë se iu ka shpërblye mundi.

“Unë gjithmonë punojë shumë dhe jap më të mirën dhe mu ka shpërblye mundi i madh. Prapë po them shpresoj që mos të jem në 11shen e vitit në Kosovë, por të dali në Evropë dhe ta fitoj çmimin si futbollisti i vitit”.

Tutje gardiani i skuadrës kryeqytetase foli edhe për skuadrën e tij Prishtinën dhe titullin që po i mungon që gjashtë vite.

“Është pak e rëndë për ne si klub që ta humbasim titullin në dy sezone radhazi në ndeshjen e fundit, por besoj se këto na kanë pjekur edhe më shumë si skuadër. Shpresoj që këtë vit të bëhemi kampion edhe pse nuk do të jetë e lehtë pasi ka skuadra të forta në garë si Ballkani, Drita, Gjilani apo Feronikeli”, vazhdoi tutje Bekaj.

“Si gjithmonë Prishtina i ka për qëllim triumfin në dy garat kampionat dhe Kupë dhe shpresojmë që t’i fitojmë dy trofetë pasi jemi në garë”.

Tutje Bekaj foli edhe për aspektin personal për një vit shumë të mirë që pati.

“Sezonin e kaluar i kam pasur më mirë punët në aspektin personal, ndërsa këtë vit nuk jam shumë i kënaqur me vetën, por do të vazhdoj të punoj që të arrijë formën më të mirë, pasi gjithmonë dua të nxjerr më të mirën nga vetja”, deklaroi Bekaj.

Prishtinasi foli edhe për Përfaqësuesen e Kosovës ku grumbullohet gjithmonë, ndërsa më 12 janar ndaj Suedisë pritet të jetë portieri i parë i Dardanëve.

“E kam pritur ftesën e Kosovës me entuziazëm të madh si gjithmonë. Shpresojmë të bëjmë një paraqitje të mirë. Është një mundësi e mirë për mua që të luaj për Kosovën”, tha Bekaj.

Krejt në fund Bekaj foli edhe për të ardhmen e tij që e sheh në Evropë, ndërsa synon që t’i ndjek hapat e bashkëkombëseve të tij Amir Rrahmani e Vedat Muriqit që hap pas hapi kanë arritur deri në kampionate e klube të respektueshme.

“Gjithmonë ka bisedime, por diçka konkrete nuk ka, shpresojë që në janar ose në verë të largohem drejt Evropës”.

“Do të doja një kampionat ose një skuadër ku do të më jepte hapësira të mbroj rregullisht.

“Qëllimi im është që të shkoj në ndonjë skuadër ku më japin hapësirë, t’i ndjek hapat e Rrahmanit apo Muriqit që kanë arritur në klube të njohura hap pas hapi”, përfundoi Bekaj. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori