LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha përlotet në skenë teksa konfirmon ndarjen nga Keyan Safyarion

Bebe Rexha përlotet në skenë teksa konfirmon ndarjen nga Keyan Safyarion

Bebe Rexha ka konfirmuar se është ndarë me drejtorin e fotografisë Keyan Safyarion pas tre vitesh së bashku.

Këngëtarja 33 vjeçe, shpërtheu në lot teksa performonte në O2 Shepherd’s Bush Empire të Londrës të shtunën.


Gjatë koncertit të turneut të saj “Best F*N Night Of My Life”, krijuesja e hiteve shfaqi format fizike në një trupore të zezë të zbukuara me gurë.

Bebe, e cila kohët e fundit ndau një tekst të poshtër ‘turpërues’ që dyshohet se ishte dërguar nga ish-i i saj , pranoi se ndihej e brishtë pak para se të këndonte këngën e saj “Atmosphere”, shkruan DailyMail.

“Sapo kalova një ndarje, kështu që mund të emocionohem pak dhe ju duhet të më ndihmoni”, tha ylli.

Më vonë në setin, artistja e nominuar për “Grammy” u pa e përlotur teksa fansat mbanin pankarta duke thënë: “Ti je e mjaftueshme” gjatë këngës së saj “I Am”.

Bebe nuk lejoi që ndarja ta prishte atë, pasi ajo bëri një shfaqje të jashtëzakonshme për fansat përpara se të dilte në një klub nate në Londër më vonë në mbrëmje.

Ajo dukej sensacionale me një kostum rozë neoni, e cila kishte krahë gjigant me rrjetë.

“Do të jem në ‘Heaven’ sonte duke festuar dhe duke kërkuar një të dashur të ri. Nuk e di pse do të kërkoja një të dashur të ri në një klub homoseksualësh, por ju e dini”, u tha Bebe fansave.

Në mesazhin drejtuar artistes, një person i supozuar se ishte Safyari i tha asaj: “Ti shtove 15 kilogramë, padyshim që ke shtuar peshë dhe fytyra jote ndryshon? A duhet të pretendoj se nuk ka ndodhur dhe se është në rregull?”.

Të gjitha lajmet nga Bebe Rexha
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bebe Rexha

Në tekstin dërguar yllit emri i plotë i së cilës është Bleta Rexha, personi që besohet të jetë Safyari i tha: “Hej. Unë kurrë nuk thashë që nuk je e bukur dhe kurrë nuk thashë që nuk të dua. Ne fakt thash sa e bukur je dhe sa te kam dashur”.

“Por unë gjithmonë kam thënë se do të jem i sinqertë me ty dhe fytyra jote po ndryshonte kështu që të thashë se po”.

Në mesazhin e gjatë, Safyari dyshohet se ka thënë: “Hajde, unë shtova 3 kilogramë dhe më quajtët topolak dhe të shëndoshë”. Nuk do të thotë se nuk më do. Nëse po përpiqeni të gjeni arsye për t’u ndarë, kjo ka kuptim… por nuk është arsyeja e vërtetë”.

“Nëse je i pakënaqur me mua / veten / me jetën dhe nuk sheh të ardhme me ne, atëherë kjo është në rregull dhe kjo është arsyeja”, thuhej në mesazh.

Safyari supozohet se e këshilloi Rexhën që ‘të mendojë për gjërat dhe t’i shkruajë gjërat, të flasë me një terapist dhe të bëjë këtë gjë për të arritur në rrënjën e problemit’.

Ai e mbylli mesazhin duke thënë: “Më tregoni nëse dëshironi të flisni nëse keni nevojë për më shumë qartësi. Të dua”.

Theksojmë që Rexha ka qenë e lidhur me Safyari që nga viti 2020. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori