LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha mahniti publikun në Londër me performancën energjike dhe provokuese

Bebe Rexha mahniti publikun në Londër me performancën energjike dhe provokuese

Bebe Rexha u sigurua që të gjithë sytë të ishin tek ajo, pasi performoi në skenë në Londër të premten.

Këngëtarja 33-vjeçare theksoi të pasmet e saj të famshme e veshur me një kostum të zi me shkëlqim jeshil, teksa zhvillonte një performancë energjike në “O2 Shepherd’s Bush Empire”.


Ylli i muzikës pop dukej asgjë më pak se sa sensacionale teksa doli në skenë me një korse të zezë, që ishte zbukuruar me bizhuteritë me shkëlqim jeshil, shkruan DailyMail.

Bukuroshja e bashkoi gjithashtu korsenë elegante me një palë pantallona të zeza me këmbë të gjera që përputheshin, të cilat ishin gjithashtu të stolisura me zbukurime jeshile dhe bizhuteri.

Bebe Rexha mahnit publikun me paraqitjen joshëse gjatë turneut të saj në Londër
Lexo po ashtu Bebe Rexha mahnit publikun me paraqitjen joshëse gjatë turneut të saj në Londër

Për të shtuar më tej glamur në veshjen në fjalë, interpretuesja e hitit “In The Name Of Love” veshi një palë doreza të zeza prej materiali të satenit.

Ajo gjithashtu zgjodhi të rrisë më tej gjatësinë e saj me një palë taka jeshile të mbyllura që përputheshin në mënyrë të përkryer me veshjen e saj.

Bukuroshja mund të shihej duke kënduar dhe kërcyer me zemrën e saj plot teksa kapej mbi një mikrofon të gjelbër në skenën e purpurt me dritë ‘strobe’.

Ky koncert vjen pak kohë pasi lidhja e këngëtares me drejtorin e kinematografisë, Keyan Safyari, u duk se ishte drejt shpërbërjes, pasi ajo publikoi në rrjetet sociale atë që besohet të jetë një mesazh privat nga Safyari që kritikonte pamjen e saj.

Këngëtarja fillimisht e postoi foton në InstaStory dhe më pas e njëjta i rishpërnda nga Pop Crave.

Në tekstin drejtuar artistes së nominuar për çmimin “Grammy”, Safyari dyshohet se i tha asaj: “Ti shtove 15 kilogramë, padyshim që ke shtuar peshë dhe fytyra jote ndryshon? A duhet të pretendoj se nuk ka ndodhur dhe se është në rregull?”.

Në mesazh, personi që besohet të jetë Safyari vazhdoi: “Hej. Unë kurrë nuk thashë që nuk je e bukur dhe kurrë nuk thashë që nuk të dua. Ne fakt thash sa e bukur je dhe sa te kam dashur”.

“Por unë gjithmonë kam thënë se do të jem i sinqertë me ty dhe fytyra jote po ndryshonte kështu që të thashë se po”.

Në mesazhin e gjatë, Safyari dyshohet se ka thënë: “Hajde, unë shtova tre kilogramë dhe më quajtët topolak dhe të shëndoshë”.

“Nëse je e pakënaqur me mua / veten / me jetën dhe nuk sheh të ardhme me ne, atëherë kjo është në rregull dhe kjo është arsyeja”.

Personi që besohet të jetë Safyari i tha Rexhës – e cila ka qenë e sinqertë në të kaluarën për çështjet e pozitivitetit të trupit – në mesazh se ajo nuk duhet ta përdorë çështjen e pamjes ‘për të armatosur’ zemërimin, ankthin apo pasiguritë e saj.

“Ti e di që të kam parë gjithmonë të bukur dhe të kam dashur pa marrë parasysh se çfarë”, dyshohet se i tha Safyari.

Safyari supozohet se e këshilloi Rexhën që ‘të mendojë për gjërat dhe t’i shkruajë gjërat, të flasë me një terapist dhe të bëjë këtë gjë për të arritur në rrënjën e problemit”.

Ai e mbylli mesazhin duke thënë: “Më trego nëse dëshiron të flas nëse ke nevojë për më shumë qartësi. Të dua”.

Bebe Rexha ka qenë në lidhje me drejtorin e kinematografisë që nga viti 2020. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
E ngacmojnë se nuk

E ngacmojnë se nuk "di të lexojë", zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj

Magazina
Tifozët kuqezi duhet të jenë gati - tifozja bukuroshe kroate, Ivana Knoll do të jetë në ndeshjen Kroaci - Shqipëri

Tifozët kuqezi duhet të jenë gati - tifozja bukuroshe kroate, Ivana Knoll do të jetë në ndeshjen Kroaci - Shqipëri

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
Shqetësuese: Publikohen pamje kur reperi godet me shkelm në kokë ish-in e tij

Shqetësuese: Publikohen pamje kur reperi godet me shkelm në kokë ish-in e tij

Magazina
Atletja më tërheqëse në botë u kualifikua në Lojërat Olimpike dhe zbuloi pagën e saj të mjerueshme

Atletja më tërheqëse në botë u kualifikua në Lojërat Olimpike dhe zbuloi pagën e saj të mjerueshme

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Kalo në kategori