LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha dhe Dua Lipa nominohen në ‘Grammy Awards 2024’

Bebe Rexha dhe Dua Lipa nominohen në ‘Grammy Awards 2024’

Të premten, Akademia e Regjistrimit të Muzikës në Los Angeles ka shpallur listën vjetore të nominimeve për mbrëmjen më të rëndësishme të çmimeve në industrinë e muzikës, ‘Grammy Awards 2024’.

SZA, Victoria Monét dhe Phoebe Bridgers janë tri prej artistëve më të nominuar sivjet në këtë ngjarje të madhe.


Ndërkohë, nominime në ‘Grammy Awards 202’ kanë arritur të marrin edhe dy këngëtaret shqiptare me famë botërore: Bebe Rexha dhe Dua Lipa.

Publikohet lista e plotë e nominimeve për 'Grammy Awards 2024'
Lexo po ashtu Publikohet lista e plotë e nominimeve për 'Grammy Awards 2024'

Bebe Rexha është nominuar për çmimin “Kënga më e mirë ritmike e zhanrit elektronik” për hitin e saj “One in a Million” në bashkëpunim me David Guettan.

Ndërsa Dua Lipa është nominuar për dy çmime, “Kënga më e mirë e vitit” dhe “Kënga më e mirë e kompozuar për mediat vizuele” – të dyjat për këngën e saj “Dance The Night” nga filmi “Barbie”.

E lumtur nga suksesi në fjalë, Dua publikoi një sërë imazhesh në llogarinë e saj në Instagram, të cilat ishin shkrepur nga prapaskenat e klipit të saj më të fundit “Houdini”.

View this post on Instagram

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

“10 milionë shikime për ‘Houdini’ në më pak se 24 orë dhe dy nominime ‘Grammy’ për ‘Dance The Night’. Çfarë dite. Faleminderit, faleminderit”, shkroi artistja nga Kosova në mbishkrimin e fotografive.

Ndërkohë, edhe Bebe Rexha ndau me ndjekësit e saj një fotografi të përbashkët me David Guettan, e cila tregonte se ishte nominuar për një çmim në ‘Grammy Awards 2024’.

View this post on Instagram

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

“Faleminderit Akademisë së Regjistrimit që vendosët një buzëqeshje në fytyrën time sot”, shkroi Rexha në Instagram.

Përndryshe, 34-vjeçarja ka qenë e nominuar edhe vitin e kaluar për çmimin ‘Kënga më e mirë ritmike/elektronike’ për hitin e saj “I’m Good (Blue)”, por fatkeqësisht u mund nga Beyonce, e cila e fitoi çmimin në fjalë me këngën “Break My Soul”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Rita Ora me një tjetër paraqitje elegante rrugëve të New Yorkut, ndërsa promovon markën e saj të re të kujdesit për flokë

Rita Ora me një tjetër paraqitje elegante rrugëve të New Yorkut, ndërsa promovon markën e saj të re të kujdesit për flokë

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Kalo në kategori