LAJMI I FUNDIT:

Bayerni kërkon lojtarin që nuk luan kurrë te Real Madridi

Bayerni kërkon lojtarin që nuk luan kurrë te Real Madridi

Debutoi për herë të parë në fund të sezonit të kaluar me fanellën e Real Madridit, por që prej asaj kohe nuk e pa më fushën e blertë me skuadrën e parë “Merengues”.

Pavarësisht kësaj, 17-vjeçari Martin Odegaard ka interesin e klubeve të mëdha, e njëri prej tyre është Bayner Munichut.


Bavarezët konfirmuan këtë të hënë se kanë vendosur kontaktet si me agjentin e talentit norvegjez, ashtu edhe me drejtuesit e Realit.

Bajerni u përpoq të nënshkruajë me Odegaard që në janarin e vitit 2015, para se 17-vjeçari të kalonte në Spanjë me Realin.

“Në atë kohë ishte vendimi i tij dhe duhet ta respektojmë atë. Por në punën tonë ka gjithmonë situata kur merr sinjale dhe sigurisht që ruhen kontakte”, deklaroi drejtori sportiv i Bayernit, Matthias Sammer.

odengardd