LAJMI I FUNDIT:

Bayern Munich kontakton Lillen për Jonathan David

Bayern Munich kontakton Lillen për Jonathan David

Bayern Munich pritet të transferojë edhe një sulmues në rast largimit të Robert Lewandowskit.

Në fakt sulmuesi polak i ka bërë të qartë drejtuesve të klubit se nuk dëshiron të qëndroj në Munich dhe largimi i tij është çështje kohësh.


Bavarezët tanimë kanë filluar të gjejnë një sulmues të ri i cili pritet ta zëvendësojë polakun në Allian Arena.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë ka kontaktuar skuadrën franceze Lille për të pyetur rreth situatës së sulmuesit kanadez Jonathan David.

22-vjeçari ka pasur një sezon mjaftë të mirë në Francë, ku në 47 ndeshje zyrtare me fanellën e Lille ka shënuar 19 gola.

Drejtuesit e klubit francez i kanë bërë të qartë gjermanëve se David është shumë i rëndësishëm për ta dhe mund të largohet vetëm për 60 milionë euro.

Bayern po shqyrton situatën e sulmuesit pasi në listën e tyre është edhe talenti i madh francez i Stade Reims, Hugo Ekitike. /Telegrafi/