LAJMI I FUNDIT:

Batatina: E kemi dominuar Dritën, Llapi meriton pozitë më të lartë

Batatina: E kemi dominuar Dritën, Llapi meriton pozitë më të lartë

Llapi është hakmarrë ndaj Dritës për humbjen 4-0 të pësuar në Gjilan më 3 shtator.

Llapjanët kanë fituar ndeshjen e rrethit të dytë përballë Dritës me rezultat 4-0, duke zhvilluar një ndeshje spektakolare.

Tahir Batatina pas ndeshjes ka thënë se duhej të ishin të durueshëm dhe me ndryshimet e bëra e dinte se do të arrinin te rezultatet pozitive.

“Gjithmonë kam thënë që duhet të jemi të durueshëm. E kam ditur se duhet kohë pas ndryshimeve në skuadër. Sot treguam Llapin evropian. Llapi nuk e ka problem që ta synoj Evropën. Me organizimin që ka Llapi duhet çdo herë të luaj në Evropë”, tha Batatina.

Tutje trajneri llapjan tha se shpreson që ta mbyllin stinorin vjeshtore në tre pozitat e para në tabelë.

“Kemi dominuar në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë kishte më shumë taktizime. Meritojmë pozitë shumë më të lartë në tabelë. Shpresoj ta mbyllim stinorin vjeshtor në tre pozitat e para”.

“Djemtë kanë ardhur në shprehje, bënë maksimumin dhe merita u shkon atyre. Kemi luajtur një lojë të mirë”.

“Nuk është e lehtë t’i shënohen katër golat Dritës. Ju kemi hakmarrë Dritës dhe ia kemi kthyer borxhin 100 për qind”, tha Batatina.

Me këtë fitore Llapi ngjitet në vendin e gjashtë në tabelë me 16 pikë të tubuara. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori