Barcelona telefonon agjentin e yllit të Napolit, e do me çdo kusht në verë
Agjenti i Khvicha Kvaratskhelia, Mamuka Jugeli, ka mbërritur në Napoli për të diskutuar një zgjatje të kontratës për klientin e tij, por Barcelona e ka thirrur gjithashtu përfaqësuesin e yllit gjeorgjian.
Sipas La Gazzetta dello Sport, agjenti i Kvaratskhelia, Mamuka Jugeli ka zbritur në Napoli dhe është gati të takojë presidentin e klubit Aurelio De Laurentiis për të diskutuar një zgjatje të kontratës për klientin e tij.
Kvara është në një marrëveshje prej 1.5 milionë euro dhe përfaqësuesi i tij thuhet se ka kërkuar një pagë të re 5 milionë euro në vit.
Ky medium shton se De Laurentiis mund të ofrojë 4.5 milionë euro plus bonuse, të njëjtën pagë që fitonte Victor Osimhen përpara vazhdimit të kontratës së tij të fundit në Stadio Maradona.
#Napoli, #DeLaurentiis pronto a blindare #Kvaratskhelia: il rinnovo e l'incontro, con il #Barcellona sullo sfondo [@giovanniannun] https://t.co/YR4ihncFji
— calciomercato.com (@cmdotcom) April 30, 2024
Megjithatë, gjëja e parë që Jugeli dëshiron të dijë është plani i Napolit për t’u rikthyer në ekip të madh në sezonin 2024/25 pas një sezoni shumë zhgënjyes që pa ish-kampionët të ndërrojnë tre trajnerë në nëntë muaj.
Sipas Gazzetta dello Sport, babai i Kvaratskhelia dhe agjenti i tij do të ishin të lumtur me Napolin, pavarësisht interesimit të fortë të Barcelonës për yllin gjeorgjian.
Gazeta italiane pretendon se Xavi e dëshiron 23-vjeçarin dhe gjigantët e La Ligas i kanë telefonuar tashmë shoqëruesit e lojtarit.
Megjithatë, sipas gazetës Il Mattino, Napoli nuk dëshiron ta shesë Kvaran me asnjë çmim. Gazeta me bazë në Napoli konfirmon se një takim mes përfaqësuesit të lojtarit dhe Napolit është ‘i afërt’. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251