LAJMI I FUNDIT:

Barcelona po e monitoron situatën e Eriksenit

Barcelona po e monitoron situatën e Eriksenit
(Foto: Instagram/chriseriksen8)

Christian Eriksen nuk është duke kaluar aspak momente të mira te Interi.

Mesfushori danez iu bashkua Neroazzurëve në janar të këtij viti, po nuk po përshtatet me skemat e trajnerit Antonio Conte.


E ardhmja e tij duket larg Giuzeppe Meazzas, teksa në janar mendohet se Inter do ta largojë lojtarin.

Borussia Dortmund dhe Paris Saint Germain janë dy skuadrat më të interesuara për të.

Por së fundmi në garë është përfshirë edhe gjiganti spanjoll Barcelona.

Mundo Deportivo ka raportuar se Barça është duke monitoruar situatën e danezit te zikaltërtit.

28-vjeçari ka mirëpritur interesimin e Barcelonës, pasi për të është një ëndërr ta vesh fanellën e klubit katalunas.

Gjithsesi Barcelona po ka probleme financiare dhe synon ta marrë danezin në huazim me të drejtë blerje.

Nga ana tjetër Inter është më i interesuara ta shes menjëherë lojtarin ku për ta lënë të lirë kërkon 50 milionë euro. /Telegrafi/