Klubi katalunas, Barcelona synon t’i perfundojë edhe dy transferime tjera të mëdha në sulm ende pa nisur mirë afati kalimtar i verës.

Sipas gazetës Sport, Barcelona ka planifikuar tre përforcimet në sulm gjatë verës, dhe blerja e parë e madhe ka qenë Anthony Gordon nga Neëcastle United.


Ata kanë renditur sulmuesin e Atletico Madridit, Julian Alvarez dhe lojtarin e lirë, Bernardo Silva, si objektivat e mbetur të verës.

Marrëveshja e Alvarez tani ka hasur në një pengesë pasi Atletico Madridi dënoi publikisht gjigantët katalunas në lidhje me ndjekjen e sulmuesit argjentinas.

Megjithatë, 26-vjeçari mbetet objektivi i ëndrrave të Barcelonës për të zëvendësuar Robert Lewandowskin.

Blaugranët po punojnë gjithashtu për nënshkrimin e Bernardo Silvas, i cili po shtyn përpara një transferim në Camp Nou, madje edhe me koston e një uljeje të ndjeshme të pagës.

Ish-ylli i Manchester Cityt është parë si një zëvendësues perfekt për Lamine Yamal, me Roony Bardghji që ka të ngjarë të largohet këtë verë. /Telegrafi/

telegrafi sport app