LAJMI I FUNDIT:

Barcelona, nga kandidati kryesor për titull në vendin e tretë dhe në pritje të rivalëve që të gabojnë

Barcelona, nga kandidati kryesor për titull në vendin e tretë dhe në pritje të rivalëve që të gabojnë

Skuadra e Ronald Koeman e kishte në kontroll të fatit të tyre në kampionat, por ata tani janë në vendin e tretë dhe varen nga Atletico Madrid dhe Real Madrid.

Sevilla në të katërtin është gjithashtu në këtë garë për titull, pasi është vetëm një pikë larg Barcelonës dhe nuk po tregojnë shenja të lëshimit në pjesën e fundit.


Koeman ka thënë se ky gabim mund t’iu kushtojë me titullin e kampionit.

“Thjesht nuk ishte dita jonë. Ne luftuam deri në fund, por në pjesën e dytë nuk ishim mjaft të mprehtë”.

“Ishte një mundësi unike. Kanë mbetur edhe pesë ndeshje, por ne nuk jemi më përgjegjës për fatin tonë”.

“Ne do të përpiqemi të fitojmë çdo ndeshje dhe të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka thënë holandezi.

Barcelona ka pesë ndeshje të mbetura nga tani deri në fund të sezonit me klube si Valencia, Athletico Madrid, Levante, Celta Vigo dhe Eibar.

Ndeshja e jashtëzakonshme është kundër të besuarve të Diego Simeones, por edhe nëse e fitojnë atë dhe përfundojnë në pikë të barabarta me Real Madridin, skuadra e Zinedine Zidane e fiton titullin. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Pep Guardiola merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Man City

Pep Guardiola merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Man City

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Kalo në kategori