LAJMI I FUNDIT:

Barcelona dominon edhe në internet

Barcelona dominon edhe në internet

Barcelona nuk dominon vetëm në fushën e lojës në futboll, por edhe në internet.

Duke marrë parasysh të dhënat nga 6 rrjetet kryesore sociale rezulton se klubi katalanas është ai që ka numrin më të madh të ndjekësve, duke lënë pas Real Madridin dhe Manchester United.


Ajo që e ka bërë një klasifikim të tillë është platforma digitale Results sport, që është bazuar tek të dhënat e “Facebook”, “Twitter”, “Instagram”, “Periscope”, “Youtube” dhe “Google+”.

Sipas këtij studimi, rezulton se Barcelona në të gjitha këto rrjete sociale ka 164.5 milionë ndjekës. Në vendin e dytë në këtë pikë qëndron Reali i Madridit me 153.3 milionë ndjekës, ndërsa Manchester United ka 92.3 milionë.

Pas “Djajve të Kuq” pozicionohen dy klube të tjera angleze, Chelsea dhe Arsenal, në vendin e katërt dhe të pestë, ndërkohë që kampionët e Gjermanisë janë në vendin e 6, me 44 milionë ndjekës.

Shumë larg janë skuadrat italiane me Milanin që pozicionohet në vendin e 8 me 36 milionë tifozë onlinë, duke lënë pas PSG-në, ndërsa Juventus është i 11 me 30 milionë ndjekës.

Në trend Sport

Më shumë
Mediat spanjolle e konfirmojnë: Barcelona largon nga ekipi top yllin që e bleu për 40 milionë euro

Mediat spanjolle e konfirmojnë: Barcelona largon nga ekipi top yllin që e bleu për 40 milionë euro

La Liga
Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

La Liga
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit  – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Premier League
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi

Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Mbappe shpallet më i miri në Francë – Zhegrova mbetet pa çmim dhe jashtë formacionit të vitit

Mbappe shpallet më i miri në Francë – Zhegrova mbetet pa çmim dhe jashtë formacionit të vitit

Ligue 1
Kontratë të re dhe rritje page, Reali blindon yllin e ri

Kontratë të re dhe rritje page, Reali blindon yllin e ri

La Liga
Kalo në kategori