LAJMI I FUNDIT:

Barcelona dhe Gremio arrijnë marrëveshje për Arthurin

Barcelona dhe Gremio arrijnë marrëveshje për Arthurin
PORTO ALEGRE, BRAZIL - OCTOBER 01: Arthur of Gremio during the match Gremio v Fluminense as part of Brasileirao Series A 2017, at Arena do Gremio on October 01, 2017, in Porto Alegre, Brazil. (Photo by Lucas Uebel/Getty Images)

Barcelona dhe Gremio kanë arritur marrëveshje për brazilianin, Arthur, ndërsa lojtari do të transferohet të gjiganti i La Liga.

Në Brazilin ishin sekretari teknik Robert Fernandez, i cili arriti marrëveshje me agjentin e lojtarit, Jorge Machado.


Marrëveshja është arritur për 40 milionë euro dhe Arthur do të bashkohet me klubin në vitin 2019.

Arthur në aksion (Getty Images)

Pas arritjes së marrëveshjes me lojtarin, edhe Gremio ka dhënë miratimin për transferim.

Nga 40 milionë euro, 60 për qind do të shkojnë në arkave e klubit brazilian, që i bie se Gremio do të përfitojë 24 milionë euro.

Arthur i Gremios. (Photo by Buda Mendes/Getty Images)

Një pjesë do t’i shkojë biznesmenit, Celso Rigo, që ka 20  për qind të drejtave të kartonit të lojtarit.

Tashmë ka mbetur vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes, kur të kryen vizitat mjekësore.

Arthur i Gremios krahasohet me Xavin. (Photo by Buda Mendes/Getty Images)

Barcelona duhet të presë deri në janarin që t’i ketë shërbimet e Arthur.

Ai shihet si pasardhës e Xavi Hernandez, pasi luan shumë mirë me topin dhe ka vizion për pasimin e fundit. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mbajeni atë", legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani

Ligat tjera
El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

La Liga
Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për "frikën e Simeones" dhe Real Madridin për Florentino Perezin

La Liga
Kalo në kategori