LAJMI I FUNDIT:

Balotelli shumë pranë Juventusit?

Balotelli shumë pranë Juventusit?

Juventusi është shumë afër që t’i sigurojë shërbimet e sulmuesit të Nice, Mario Balotelli, si lojtar të lirë – bën të ditur një njoftim në The Sun.

Sipas gazetës britanike, që e konsideron lajmin si ekskluziv, raporti i mirë i Bianconerëve me agjentin e italianit, Mino Raiola, është vendimtar, kur kihet parasysh se ai përfaqëson edhe Blaise Matuidin dhe Moise Keanin.


(Foto: Getty Images)

Madje flitet për një kontratë pesëvjeçare për sulmuesin 27-vjeçar, i cili thuhet se do të mirëpritet te Zonja e Vjetër, sidomos nga kapiteni Gianluigi Buffon që dëshiron t’i ndihmojë SuperMarios që të kthehet në majat e futbollit.

Balotelli kërkon të rikthehet në Itali: Skuadrat e mëdha e duan atë, por Raiola ia ofron Juventusit
Lexo po ashtu Balotelli kërkon të rikthehet në Itali: Skuadrat e mëdha e duan atë, por Raiola ia ofron Juventusit

The Sun raporton se te Juve, Balotelli nuk do të ishte vetëm një rezervist i zakonshëm i Gonzalo Higuainit, por do të luante rol të rëndësishëm në sukseset e skuadrës .

Mario ka shkëlqyer këtë edicion me Nice duke shënuar 18 gola në 23 paraqitje me klubin francez.

(Foto: Getty Images)

Në të kaluarën, 27-vjeçari ka luajtur për rivalët e bardhezinjve, Inter dhe Milan, ndërsa karriera e tij është zhvilluar edhe në Angli, te Manchester City dhe Liverpooli.

(Foto: Getty Images)

Ai ka qenë ndër lojtarët kryesore të Italisë në ‘Euro 2012’, mirëpo problemet me disiplinën kanë bërë që trajnerët të mos e angazhojnë te klubet e mëdha. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

La Liga
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ligat tjera
Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

La Liga
Kalo në kategori