LAJMI I FUNDIT:

Ballkani në vazon e katërt – mund të përballet me ekipe si Fenerbahce, Dinamo Zagreb, Lille, Besiktas e Aston Villa

Ballkani në vazon e katërt – mund të përballet me ekipe si Fenerbahce, Dinamo Zagreb, Lille, Besiktas e Aston Villa

Kampioni i Kosovës, Ballkani ka siguruar kalimin në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, ku sot (e premte) në short do të jetë në vazon e katërt, apo të fundit.

Ceremonia e shortit do të mbahet sot në orën 14:30 dhe shorti përfshin 32 ekipe – 22 fitues të “play-off”-it të Ligës së Konferencës dhe dhjetë skuadra që transferohen nga humbjes e “play-off”-it të Ligës së Evropës.


32 skuadrat do të ndahen në katër vazo, bazuar në renditjen e koeficientit të klubit.

Sot hidhet shorti për grupet e Ligës së Evropës dhe Ligës së Konferencës – gjithçka që duhet të dini
Lexo po ashtu Sot hidhet shorti për grupet e Ligës së Evropës dhe Ligës së Konferencës – gjithçka që duhet të dini

Ballkani e nis nga vazo e katërt së bashku me klube si Breidablik, Lugano, Cucaricki, Nordsjaelland, Klaksvik, Aberdeen dhe Mostar.

Nga vazo e parë, Ballkani mund të këtë kundërshtarë si Gent, Dinamo Zagreb, Eintracht Frankfurt, Club Brugge, Fenerbahce, Lille, Ferencvaros, shkruan Telegrafi.

Edhe në vazon e dytë ka kundërshtarë të njohur për botën e futbollit si Fiorentina, Aston Villa, PAOK, Slovan Bratislava, Maccabi Tel Aviv, Viktoria Plzen, Bodo/Glimt dhe Ludogorets që e kishte kundërshtarë në raundin e parë të Ligës së Kampionëve ku u eliminua nga bullgarët.

Me kalimin në fazën e grupeve, Ballkani mbush arkat e klubit me miliona euro
Lexo po ashtu Me kalimin në fazën e grupeve, Ballkani mbush arkat e klubit me miliona euro

Sa i përket vazos së tretë edhe aty ka klube si Besiktas, Legia dhe Genk, që janë të vështirë, por edhe ekipe ndaj të cilave mund të luftojë për fitore si Astana, HJK Helsinki, Spartak Trnava, Olimpija Ljubljana dhe Zorya.

Sa i përket shortit, asnjë ekip nuk mund të luajë me një ekip tjetër nga vendi i tij. Çiftet dhe çdo kufizim tjetër do të njoftohen përpara shortit.

Ndeshjet do të konfirmohen pas shortit. Faza e grupeve luhet të enjten nga 21 shtatori deri më 14 dhjetor, duke filluar në orën 18:45 dhe 21:00. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Mbyllet sezoni në Bundesliga: Bayer Leverkusen me rekord, mësohen të gjitha verdiktet

Mbyllet sezoni në Bundesliga: Bayer Leverkusen me rekord, mësohen të gjitha verdiktet

Bundesliga
Ballkani me fitore ndaj Llapit feston titullin e kampionit në

Ballkani me fitore ndaj Llapit feston titullin e kampionit në "Zahir Pajaziti"

Superliga
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
Barcelona e bindur se do nënshkruajnë me top yllin gjerman si pjesë e ‘revolucionit’ në ekip

Barcelona e bindur se do nënshkruajnë me top yllin gjerman si pjesë e ‘revolucionit’ në ekip

La Liga
Kalo në kategori