LAJMI I FUNDIT:

Babai i Leaos sugjeron se ylli i Milanit mund t’i bashkohet Real Madridit, Chelseat ose Barcelonës

Babai i Leaos sugjeron se ylli i Milanit mund t’i bashkohet Real Madridit, Chelseat ose Barcelonës

Rafael Leao është rritur dhe është bërë yll te Milani, duke u shpall lojtari i sezonit 2021/22 në Serie A pasi shënoi 11 gola dhe dha 10 asistime, për të qenë një nga lojtarët më të kërkuar në Evropë.

Kontributet e tij më pas e çuan Milanin drejt titullit të Serie A dhe tërhoqi vëmendjen nga elita evropiane.


“Nuk më pëlqejnë këto krahasime, por nëse Manchester City paguan 117 milionë për Jack Grealish? sa mund të vlejë Leao?”, ka thënë Massimo Ambrosini për Rafael Leao, për të cilin Milani i pagoi 29.5 milionë euro Lille në vitin 2019.

Në një intervistë për gazetën Record, babai i 23-vjeçarit, Antonio Leao ka folur për të ardhmen e djalit të tij dhe ka komentuar lidhjet me Chelsean, Real Madridin apo Barcelonën.

“Ne jemi duke negociuar me Milanin, sepse Rafa ka një kontratë që skadon në vitin 2024”, ka thënë fillimisht Antonio Leao.

“Ka ende kohë deri në vitin 2024, dhe ne do të merremi me gjithçka. Nga Real Madrid, Barcelona apo Chelsea”.

Vlera e Leaos në treg mendohet të jetë midis 85-120 milionë euro.

“Rafa ndihet shumë rehat në Milano sepse kulturat janë të ngjashme. Klubi ka bërë shumë për të, por Rafael është bërë lojtari më i mirë në atë ligë. Ai është thjesht më i miri”, përfundoi babai i Leaos.

Në Itali, është raportuar se Milani i ka ofruar pesë milionë euro në sezon Leaos, i cili mendohet se kërkon të paktën shtatë milionë euro në vit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League

"Çfarë mund të kishim bërë?! Ai donte të largohej" - Guardiola flet për për golashënuesin më të mirë të Ligës Premier

Premier League
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në historinë e sportit

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në historinë e sportit

Ndërkombëtare
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori