LAJMI I FUNDIT:

Azet – artisti i rekordeve në kryeqytet po rikthehet në “Zone Club”

Azet – artisti i rekordeve në kryeqytet po rikthehet në “Zone Club”

Reperi i mirënjohur shqiptar që jeton në Dresden të Gjermanisë, i njohur si AZET erdhi për të performuar në Prishtinë. Por ardhja dhe performanca e tij nuk ishin aspak të zakonshme. Performanca e tij ishte ‘tërmeti më i madh’ i jetës së natës në kryqytet. AZET i tejkaloi të gjitha pritjet. Ishin më shumë se 4000 njerëz që prisnin në radhë për të hyrë në ZoneClub, për ta parë atë.

Dhe natyrisht se një natë e tillë, e rekordeve, duhet përsëritur, sepse kërkesa e publikut është e pandërprerë që një natë e tillë të përsëritet. Dhe kjo do të ndodhë të dielen. Azet po rikthehet në Zone Club këtë fundjavë, për ta përsëritur ose bërë bujë edhe më të madhe sesa herën e kaluar në klubin më ikonë të natës në Kosovë.


Atmosfera e krijuar nga Azet në “Zone Club”

Kush është Azet?

Granit Musa i njohur për publikun si Azet i cili ka prejardhje nga Prishtina, ka filluar karrierën si reper në shkollë fillore pasi ka takuar reperin gjerman NASH, dhe të dy kanë themeluar ekipën e reperëve KMN.

Foto: Azet/Instagram

Në skenën gjermane, për herë të parë u bë i njohur me Patte Fliesst, këngë që u bë hit në Gjermani dhe zuri vend të rëndësishëm në top listat muzikore. Megjithatë, suksesi më komercial i AZET është ‘Nummer 1’, bashkëpunim me Zuna dhe Noizy, hit ky që morri medaljen e artë në toplistat gjermane.

Albumi debutues i AZET Fast Life u lansua më 20 mars, 2018 dhe menjëherë arriti pozitat kryesore në listat e këngëve gjermane, austriake dhe zvicerane. Të dielën më 12 gusht, AZET po rikthehet në Zone Club për koncertin e dytë në Prishtinë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Kalo në kategori