LAJMI I FUNDIT:

Aurela Gaçe vendos që për Halloween të shfaqet tërësisht pa grim

Aurela Gaçe vendos që për Halloween të shfaqet tërësisht pa grim
Aurela Gaçe (Foto: Instagram)

Përderisa në vende të ndryshme të botës kjo festë nis ditë më herët dhe përzgjidhet kostumi më i mirë, në trojet shqiptare festa e Halloween kremtohet më 31 tetor.

Këtë vit, këngëtarja e njohur shqiptare, Aurela Gaçe, ka marrë një vendim mjaft interesant, teksa dëshiron të shfaqet më ndryshe.


Ajo ka publikuar disa fotografi të saj ndër vite nëpër performanca të ndryshme, duke treguar se këtë vit do të dalë pa grim, pasi thotë se gjatë gjithë jetës është maskuar.

“E kam vendosur. Po mendohesha se si do të maskohesha të enjten për Halloween. Meqenëse gjithë jetën e kam maskuar veten si për Halloween. Zgjidhja e vetme më ka ngelur të dalë pa grim fare. Shihemi me datë 31 tetor. Pa grim, pa maskë, thjesht natyrale”, ka shkruar krahas postimeve artistja shqiptare.

Të gjitha lajmet nga Aurela Gaçe
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Aurela Gaçe

Ajo siç edhe shihet, është njëra nga këngëtaret më të guximshme, e cila deri më tani ka provuar stile e dukje të ndryshme.

Përkundër viteve, Aurela gjithashtu është shumë e pëlqyer për stilin e saj muzikor, gjersa po vazhdon të jetë mjaft aktive edhe në mbrëmje e koncerte.

Gaçe tashmë numëron 26 vite karrierë dhe përgjatë këtyre viteve solli projekte shumë të pëlqyera. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

Magazina
“Pashë telefonin dhe ishte lajmërimi” - Sara Gjordeni tregon si mori vesh për vdekjen e të atit

“Pashë telefonin dhe ishte lajmërimi” - Sara Gjordeni tregon si mori vesh për vdekjen e të atit

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

Magazina
Ledioni dhe opinionistët futen në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Ledioni dhe opinionistët futen në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Magazina
Kalo në kategori