“Veten dua gjallë” është titulli i këngës më të re të Aurela Gaçes që është kompletuar edhe nga ana vizuale.

Për tekstin e kësaj kënge është përkujdesur këngëtarja Rozana Radi, ndërsa për muzikën vet këngëtarja në bashkëpunim me John Van Ride.

Ky i fundit po ashtu është kujdesur edhe për orkestrimin, kurse në piano vjen Ermal Pepa.

Aurela Gaçe (Foto: YouTube)

Aurela edhe këtë herë erdhi me një interpretim të fuqishëm dhe siç shihet projekti është mjaft i veçantë duke marrë parasysh ata që qëndrojnë pas tij.

Protagonist i klipit është edhe aktori i mirënjohur Gert Ferra, derisa videon ia ka besuar produksionit “Max Productional”.

Të gjitha lajmet nga Aurela Gaçe Të gjitha lajmet nga Aurela Gaçe

Këngën mund ta gjeni të lansuar në kanalin zyrtar të Gaçes në YouTube e cila njëherësh shënon të parën për këtë vit.

Përkundër moshës dhe viteve të shumta në skenë, Aurela po vazhdon të jetë mjaft prezente edhe në koncerte. /Telegrafi/