Atletico Madridi nikoqir i Portos në LK - formacionet e mundshme

Atletico Madridi do të përballet me Porton në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në stadiumin “Civitas Metropolitano Stadium”.
Për këtë takim, Los Cholchoneros do të jenë pa Jan Oblak, Sergio Reguilon dhe Stefan Savic që janë të lënduar, ndërsa Felipe ka karton të kuq.
Në anën tjetër, Porto nuk mund të llogarisë në Marko Grujic dhe Wilson Manafa, që janë po ashtu të lënduar.
Formacionet e mundshme Atletico Madridi: Grbic, Gimenez, Witsel, Reinildo, Carrasco, Lemar, Koke, Llorente, Molina, Felix, Morata.
Porto: Costa, Sanusi, Marcano, Pepe, Mario, Costa, Uribe, Otavio, Pepe, Taremi, Evanilson. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
07/09/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































