LAJMI I FUNDIT:

Arthur nuk dëshiron të ndikohet nga lëvdatat e Xavit

Arthur nuk dëshiron të ndikohet nga lëvdatat e Xavit

Arthur vazhdon të jetë i përkushtuar që të mos lejojë të ndikohet nga lëvdatat e mëdha që ka marrë prej legjendës së Barcelonës, Xavi, pasi bëri një start të mrekullueshëm të karrierës në Camp Nou.

Reprezentuesi brazilian ka pasur një tranzicion të hatashëm në mesfushën e Barcelonës që prej kalimit nga Gremio për 31 milionë euro.


Edhe pse Barcelona gjendet në krye të tabelës me një pikë, ende nuk ka arritur kulmin e potencialit, por një prej lojtarëve që ka shkëlqyer në këtë start është pikërisht mesfushori kreativ 22 vjeçar.

“Të marrësh lëvdata nga një lojtar ndaj të cilit isha adhurues shumë i madh është një shtytje e madhe, por unë duhet të mësohem si të menaxhoj lëvdatat që i marr”.

“Unë nuk mund të lëjoj që lëvdatat të ndikojnë në mendjen time. Unë ndihem me fat që kam familjen që më udhëheq në kohë të vështira”.

“Kjo është arsyeja pse unë ata i solla me mua në Barcelonë sepse kalimi në Evropë ishte ndryshim i madh në jetën time”, u shpreh Arthur.

Barcelona aktualisht është jashtë aksionit për shkak të pushimit të kombëtareve, ndërsa gjendet në pozitë të të parë në grupin e vet në Ligën e Kampionëve dhe në pozitën e parë në La Liga. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Serie A
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Kalo në kategori