LAJMI I FUNDIT:

Arthur: Jam afër transferimit te Barcelona

Arthur: Jam afër transferimit te Barcelona

Mesfushori i Gremios, brazilian Arthur ka konfirmuar se transferimi i tij në Barcelonë është në rrugën e duhur, por se ai ende nuk ka nënshkruar një marrëveshje me gjigantët katalanas.

21-vjeçari ka bërë 52 paraqitje në ekipin e parë për klubin brazilian dhe ishte një pjesë kyçe e skuadrës së tij në ndeshjet e tyre në Copa Libertadores.


Raportet në shtypin spanjoll sugjeruan se një marrëveshje tashmë ishte arritur, me drejtorin sportiv të Blaugranëve, Robert Fernandez, i cili thuhet se ka fluturuar në Brazil për të përfunduar marrëveshjen.

Barcelona dhe Gremio arrijnë marrëveshje për Arthurin
Lexo po ashtu Barcelona dhe Gremio arrijnë marrëveshje për Arthurin

Tani edhe mesfushori brazilian ka folur rreth kësaj çështje, duke theksuar se transferimi i tij në Camp Nou është në rrugën e duhur.

Arthur njihet për vizionin e tij të lartë për lojë (Getty Images)

“Kalimi im në klub [Barcelona] është në rrugë të duhur, por asgjë nuk është nënshkruar ende”, ka thënë Arthur për Diario Sport.

Sugjerimet janë se kalimi i Arthur në Camp Nou do të ishte për një total prej 40 milionë euro dhe do të ishte i plotë në janar të vitit 2019, edhe pse klauzola e lirimit të mesfushorit qëndron në shifrën e 50 milionë eurove.

El Mundo: Barca ka marrëveshje me Gremion, Arthur luan në Camp Nou nga janari 2019
Lexo po ashtu El Mundo: Barca ka marrëveshje me Gremion, Arthur luan në Camp Nou nga janari 2019

Katalanasit tashmë kanë tre lojtarë me pasaportë jo të BE-së në skuadrën e tyre, kaq sa është limiti i pranimit: Yerry Mina, Paulinho dhe Philippe Coutinho janë lojtarët jo-evropianë.

Megjithatë, ish-lojtari i Liverpoolit, Cotuinho, është duke aplikuar për një pasaportë portugeze për të liruar një hapësirë shtesë në skuadër. /Telegrafi/